Të ardhurat që shteti siguron nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), për periudhën janar-gusht 2026, të ardhurat nga qiradhënia arritën në rreth 180.3 milionë lekë, nga 139.1 milionë lekë që ishin regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Të ardhurat janë rritur me rreth 41.2 milionë lekë, ose 29.6% krahasuar me tetëmujorin e një viti më parë. LEXO EDHE:Fatos Çoçoli: Më në fund kontroll real i çmimeve? Të dhënat mujore tregojnë se rritja është regjistruar pothuajse gjatë gjithë periudhës. Në janar 2026, AAPSK arkëtoi rreth 19 milionë lekë nga qiratë, kundrejt 14.5 milionë lekëve në janar 2025, ose rreth 30% më shumë. Në shkurt të ardhurat u rritën në 21.8 milionë lekë, nga 15.1 milionë lekë një vit më parë, duke shënuar një rritje prej rreth 44%. Edhe në mars të ardhurat ishin ndjeshëm më të larta, me 23.9 milionë lekë, kundrejt 19.6 milionë lekëve në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në prill u arkëtuan 20.3 milionë lekë, nga 18.3 milionë lekë në prill 2025. Një nga rritjet më të forta është regjistruar në maj. Të ardhurat nga qiratë arritën në 23.7 milionë lekë, nga vetëm 14.1 milionë lekë në maj të vitit të kaluar, ose një rritje prej rreth 68%. Tendenca pozitive vijoi edhe në qershor, kur të ardhurat arritën në 22.9 milionë lekë, kundrejt 18.2 milionë lekëve një vit më parë. Korriku ishte muaji i vetëm gjatë tetëmujorit kur të ardhurat rezultuan lehtësisht më të ulëta, me 19.8 milionë lekë, nga 20.2 milionë lekë në korrik 2025. Ndërkohë, gushti shënoi nivelin më të lartë mujor të të ardhurave gjatë periudhës së analizuar. AAPSK arkëtoi rreth 29 milionë lekë, krahasuar me 19.1 milionë lekë në gusht 2025. Rritja e të ardhurave nga qiratë lidhet me administrimin ekonomik të pasurive që janë sekuestruar apo konfiskuar në kuadër të procedimeve penale dhe që, në vend që të mbeten jashtë përdorimit, mund të gjenerojnë të ardhura gjatë periudhës së administrimit të tyre. Shifrat e tetë muajve të këtij viti tregojnë se ky burim të ardhurash po merr një peshë gjithnjë e më të madhe. Me afro 180.3 milionë lekë të arkëtuara vetëm deri në fund të gushtit, AAPSK ka siguruar rreth 41 milionë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke reflektuar një rritje të fortë të të ardhurave të gjeneruara nga pasuritë nën administrim. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: ekonomi te ardhurat pasurite e sekuestruara qira Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78% Magjistratëve 15.9% Nuk e di 6% Vota total: 3118 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
