Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një kompani dhe 25 automjete me vlerë 77 milionë lekë, një tjetër goditje ndaj grupit të ‘Çopjave’ të Elbasanit. ‘Check Company’ dhe makinat ndodhen në pronësi të Franci Canajt, kunatit të Ervis Çelës, i arrestuar në qershor 2025 për plagosjen e një taksisti. Veç kësaj, Albin Çelës, i cili është vëllai i Ervis Çelës, i është sekuestruar edhe një tokë arë me sipërfaqe 2000 metër katrorë. LEXO edhe...SPAK i sekuestron një kompani dhe 25 makina kunatit të Ervis Çelës! Franci Canaj i arrestuar për plagosje të rëndë, në 2016 ra në pranga në Itali për prostitucion Mbi ta rëndojnë akuzat për trafik të lëndëve narkotike, pastrim i produkteve të veprës penale; grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal. Grupi kriminal akuzohet se ka trafikuar në Evropë 28 ton kokainë në 2 episode të ndryshme, nga të cilat 17 ton janë sekuestruar. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr. 187 të vitit 2023 ka zhvilluar paralelisht edhe hetimin pasuror. Ky hetim ka identifikuar pasuri që përbëjnë produkte të veprimtarisë kriminale në emër të subjekteve në hetim dhe familjarëve të tyre. Me vendimin nr.667, datë 14.10.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të shtetasve A.Ç. dhe F.C., me vlerë totale 77.000.000 lekë. Në emër të shtetasit A.Ç: Pasuria nr. 349/47, zona kadastrale 3321, vol. 12, faqja 5, “Tokë Arë”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në Sharrë, Tiranë, në pronësi edhe të shtetases A.Ç. Në emër të shtetasit F.C: Kuota 100% të shoqërisë tregtare ‘Check Company Sh.p.k, në rrugën e Dibrës, Tiranë. Gjithsej janë 24 automjete Volksëagen (modeli Ioniq5 dhe ID3, ID4 ) dhe 1 Toyota (modeli bZ3) në pronësi të kësaj kompanie. Veprat penale në hetim Procedimi penal nr. 187/2023 përfshin veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal: Trafik i lëndëve narkotike; Pastrim i produkteve të veprës penale; Grup i strukturuar kriminal; Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal. Shtetasit nën hetim janë: E.Ç, A.Ç, A.Ç (alias D.Ç), F.B (alias J.B), D.D, P.L (alias P.S.), F. G (alias F.Ç, alias F.H.Ç, S.P (alias V.P), G.Ç, R.M, M.K, M. M, E. Ç, R.Ç, K.Gj dhe D.P. Rrjedha e hetimit Organizata kriminale me shtrirje të gjerë ndërkombëtare bashkëpunonte me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet e lëndëve narkotike drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj. Hetimet përfshinë bashkëpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyEÇ. Nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumëtonëshe kokaine nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anversin etj. Gjithashtu janë evidentuar rolet përkatëse të secilit prej pjesëtarëve të grupit kriminal si dhe është dokumentuar i gjithë zinxhiri i transferimit të shumave monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal. Në kuadër të këtij procedimi penal janë caktuar masa të sigurimit personal ndaj 16 personave. Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Lajm në përditësim… Ora 13:03 SPAK i sekuestron një kompani dhe 25 makina kunatit të Ervis Çelës! Franci Canaj i arrestuar për plagosje të rëndë, në 2016 ra në pranga në Itali për prostitucion Franci Canaj është pronari i ’Check Company’, kompanisë së sekuestruar tashmë nga Prokuroria e Posaçme në vijimësi të hetimeve për dosjen e grupit të Çopjave të Elbasanit.Nën sekuestro janë vendosur edhe 25 makina, prej të cilave 24 automjete Volkswagen (modeli Ioniq5 dhe ID3, ID4 ) dhe 1 Toyota (modeli bZ3).Franci Canaj është kunati i Ervis Çelës dhe emër i njohur për policinë. Në qershor 2025, ai u vu në pranga në Tiranë për plagosjen e rëndë të taksistit Gerald Hoxha.Më 9 prill të vitit të shkuar, mes tyre kishte ndodhur një sherr për një vend parkimi. Ndërsa në vitin 2016, Franci Canaj ka qenë i arrestuar në Itali për prostitucion.Ai, bashkë me 3 të tjerë, shfrytëzonin 10 vajza në Torino si prostituta. Ato rriheshin e poshtëroheshin kur nuk arrinin të ardhurat ditore që u ishin vendosur si kufi. Vajza jetonin në kushte të rënda dhe dhunoheshin si fizikisht e psikologjikisht.Paralelisht, mbillnin edhe kanabis me paratë që përfitonin nga shfrytëzimi i vajzave. Asokohe, policia italiane sekuestroi 4 mijë bimë me vlerë disa milionë euro.Lexo këtu ekstraktin e plotë Share P.J/ReportTv.al dosja e vëllezërve Çopja trafik droge spak franci canaj Albin Çela Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 10987 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

