Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë teksa ka uruar nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri shkollor 2026-2027, ngre shqetësimin se politkat arsimore të ndërmarra gjatë viteve të fundit, kanë qenë të pa mjaftueshme dhe nuk kanë arritur të përmirësojnë statusin ekonomik e social të mësuesve tanë, duke sjell si pasojë reduktimin e rolit dhe ndikimin e Mësuesit në cilësinë e shërbimit arsimor. Përmes një reagimi zyrtar, Sindikata bën me dije se vitit i ri shkollor po fillon në një mjedis të polarizuar social, çka dëshmohet me protestat që po zhvillohen prej disa muajve në vendin tonë.Lexo edhe:Protestë kundër bllokimit të rrugës 200-vjeçare/ Banorët: Duan t'na marrin jetën! Kalaja: Fushë-Kruja ndahet përgjysmë ‘SPASh do të luftojë duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore për më shumë buxhet për arsimin, me qëllim rritjen e pagave të mësuesëve dhe përmirësimin e kushteve të punës së tyre. Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë, shpreh besimin që zëri ynë dhe i qytetarëve do të dëgjohet dhe kërkesat do të realizohen përmes dialogut dhe komunikimit paqësor’, thuhet në reagimin e sindikatës. DEKLARATË E SPASH Sot starton viti i ri mësimor 2026-2027. Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë, si një prej sindikatave më përfaqësuese të punonjësve të arsimit, në përputhje me misionin e saj, të mbrojtjes së të drejtave dhe të interesave të ligjshme të punonjësve arsimor në institucionet shkollore të sistemit arsimor parauniversitar, uron të gjithë mësuesët, nxënësit, veçanërisht ata që sot fillojnë klasën e parë GËZUAR VITIN E RI SHKOLLOR, QOFTË NJË VIT I MBARË ! Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë, në kuadër të përgatitjeve të fillimit të vitit shkollor 2026-2027, është përfshirë në një diskutim të gjerë me anëtarët dhe organet e saj drejtuese, për analizimin dhe vlerësimin e statusit ekonomik, social dhe profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar në vendin tonë. SPASH, vlerëson se politkat arsimore të ndërmarra gjatë viteve të fundit, kanë qenë të pa mjaftueshme dhe nuk kanë arritur të përmirësojnë statusin ekonomik e social të mësuesve tanë, duke sjell si pasojë reduktimin e rolit dhe ndikimin e Mësuesit në cilësinë e shërbimit arsimor. SPASH, vëren se vitit i ri shkollor po fillon në një mjedis të polarizuar social, çka dëshmohet me protestat që po zhvillohen prej disa muajve në vendin tonë. Sindikata jonë, ka vërejtur dhe përshëndet konstatimet e publikuara në protesta, lidhur me vështirësitë dhe mungesën e mbështetjes së statusit ekonomik e social të punonjësve të shërbimeve publike dhe në mënyrë të veçantë të mësuesve, të cilët me të drejtë konsiderohen si një prej aktorëve më të rëndësishem dhe më me ndikim në cilësinë e shërbimit arsimor. Sindikata jonë, pajtohet plotësisht me konstatimin se Mësuesit tanë, tashmë prej shumë vitesh, përballen me nevoja dhe vështirësi ekonomike, sociale dhe profesionale, të cilat pengojnë përmbushjen cilësore të rolit, funksioneve dhe përgjegjësisë që kanë Mësuesit kundrejtë edukimit dhe arsimimit cilësor të fëmijëve dhe të rinjve tanë. Duke konsideruar faktin që komuniteti i Mësuesve është një prej komuniteteve më të rëndësishme dhe më me ndikim në zhvillimin e qendrueshëm të vendit, Sindikata e Pavarur e Arsimit, deklaron se: 1. Komuniteti i Mësuesve, solidarizohet dhe mbështet thirrjet dhe kërkesat publike për nevojën e riorganizimit të politikave publike që adresojnë cilësinë e shërbimit arsimor dhe vënien e tij në funksion të interesit më të mirë të vendit; të rinisë shkollore dhe të mësuesve tanë. 2. Në solidaritet dhe mbështetje të kërkesave të anëtarësisë, protestave të rinisë dhe shoqërisë sonë, SPASh deklaron, se do të luftojë duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore për më shumë buxhet për arsimin, me qëllim rritjen e pagave të mësuesëve dhe përmirësimin e kushteve të punës së tyre. 3. Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë, shpreh besimin që zëri ynë dhe i qytetarëve do të dëgjohet dhe kërkesat do të realizohen përmes dialogut dhe komunikimit paqësor.

