Zjarri që përfshiu kodrat e Kreshpanit në Fier, dogji rreth 2 mijë rrënjë ullinj. Sipas pas banorëve ullinjtë ishin të gjithë në prodhim, ndërsa djegia e tyre ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Për zjarrin është arrestuar një person, i cili dyshohet se shkaktoi flakët nga pakujdesia. Sipas banorëve të zonës, flakët u përhapën me shpejtësi të madhe, të favorizuara edhe nga era, duke përfshirë brenda pak orësh ullishtet, shkurret, bimësinë dhe sipërfaqet me pisha.Lexo edhe:Katastrofë mjedisore në Lushnje/ Shkarkohet uji i rezervuarit në Kasharaj, tonelata me peshk në baltë Paraditen e sotme, sipas banorëve, në zonë kanë mbërritur ekspertë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të pushtetit vendor, të cilët kanë parë nga afër pasojat e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara. Ndërkohë, Policia e Fierit ka shoqëruar pasditen e djeshme dy persona në ambientet e komisariatit, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit. Një prej të shoqëruarve është arrestuar për zjarrvënie.

