Nga Tirana në Romë për të mbështetur mikun e tij më të ngushtë, Erion Vishkulli, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy për shkak se u qëllua me plumb gome nga Policia në protestën e së shtunës, 24 tetor. Miqtë e Erionit nuk kanë kursyer mbështetjen për të riun nga Elbasani, duke thënë se kanë komunikuar me të dhe se ndihej mirë.Lexo edhe:Vlorë/ Vaji i ullirit, prodhim i mirë këtë sezon, por kostot e larta dhe mungesa e punëtorëve mbeten sfidë... Ai pret që Erioni të bëhet më mirë, ndërsa shpresat për kurim më të specializuar në Itali janë të larta. Erion Vishkulli mbeti i plagosur rëndë me plumb gome në syrin e majtë, si shkak i dhunës brutale policore që nuk ka kursyer askënd. Pavarësisht një ndërhyrjeje emergjente në spitalin e Traumës, ai u dërgua në Romë për t’iu nënshtruar të tjera ndërhyrjeve kirurgjikale, si e vetmja shpresë që mund të shpëtojë syrin e dëmtuar.

