Dodoja tregonte pak frikë ndaj njerëzve që mbërritën në ishullin e Mauritiusit dhe, që atëherë, është konsideruar budalla. Zogjtë ishullorë që nuk kanë grabitqarë gjitarë rrotull, shpesh sillen në këtë mënyrë dhe reputacioni i dodos si zog budalla u krijua pikërisht nga kjo. Por studiuesit që rikrijuan hapësirën ku dikur ndodhej truri i tij nuk gjetën asnjë shenjë të një zogu me aftësi të kufizuara mendore.Lexo edhe:Lakuriqi që duket si qen Pjesa më e çuditshme lidhet me shikimin. Qendra kryesore e shikimit te dodoja është shumë më e vogël se te pëllumbat e tjerë, në përpjesëtim më afër asaj të një bufi. Çfarëdo që e dallonte këtë zog, nuk ishte mungesa e zgjuarsisë. Ishte mënyra se si ai përdorte shqisat e ndryshme. Brenda trurit të dodos Kafka e një zogu përshtatet ngushtë rreth trurit, ndaj një kafkë bosh ruan formën e asaj që dikur ndodhej brenda saj. Duke mbushur këtë hapësirë në mënyrë digjitale, studiuesit mund të krijojnë një model të trurit që u zhduk shekuj më parë. Anatomistët e quajnë këtë rindërtim "endokast". Një ekip i udhëhequr nga Sara Citron nga Universiteti i Lethbridge-it skanoi tri kafka dodoje dhe katër mbetje të vetmitarit të Rodriguesit (Pezophapssolitaria), i afërmi më i ngushtë i dodos. Ky ishte një zog ishullor pa aftësi fluturimi, që jetonte në Rodrigues, në lindje të Mauritiusit, dhe u zhduk rreth vitit 1761. Studiuesit i krahasuan të dhënat me 36 lloje pëllumbash dhe turtujsh që jetojnë sot, gjithsej 57 ekzemplarë. Dy nga kafkat e dodos janë të vetmet të plota që njihen dhe ndodhen në Kopenhagë dhe Oksford. Dodoja shikonte ndryshe Dy zgjerime në pjesën e pasme të trurit të zogjve përpunojnë informacionin që vjen nga sytë. Te vetmitari, ato përbëjnë 2,47% të vëllimit të trurit, ndërsa te dodoja vetëm 0,88%. Dodoja kishte gjithashtu zgavra relativisht të mëdha të syve, rreth 9% më të mëdha se ato të pëllumbit Nikobar në raport me madhësinë e kafkës. Një sy më i madh mbledh më shumë dritë, ndërsa një qendër më e vogël e shikimit mund të nënkuptojë më pak nevojë për dallimin e hollësive. Kjo i ka bërë studiuesit të mendojnë se dodoja mund të ishte aktive në agim dhe muzg. Megjithatë, ata e quajnë këtë hipotezë shumë spekulative. Rëndësi kishin edhe nuhatja dhe prekja Nervat arrijnë në tru përmes vrimave në kafkë dhe një hapje më e madhe zakonisht tregon një nerv më të trashë. Nervi që shërbente pjesën e sipërme të sqepit dhe vrimat e hundës ishte më i madh te dodoja nga sa pritej për madhësinë e kafkës. Edhe nuhatja mund të ketë qenë e rëndësishme. Matjet e reja nuk e konfirmojnë dhe as nuk e përjashtojnë idenë se dodoja kishte llamba nuhatjeje të mëdha. Dodoja dëgjonte tinguj më të thellë Kanali kockor i veshit te dodoja ishte rreth 40% më i gjatë se te pëllumbi Nikobar, në raport me madhësinë e trupit. Studiuesit vlerësuan se frekuenca që dodoja dëgjonte më mirë ishte rreth 700 herc, ndërsa te vetmitari rreth 300 herc. Shumica e zogjve dëgjojnë më mirë tingujt nga 1000 deri në 5000 herc. Të dy zogjtë e zhdukur ishin dukshëm më poshtë këtij intervali, në pjesën më të thellë të diapazonit të dëgjimit. ADN-ja mund të zbulojë më shumë Anatomia nuk mund të tregojë se çfarë hante dodoja në muzg, nëse komunikonte me zogj të tjerë në dritë të dobët apo pse vetmitari zhvilloi një sistem shqisor të ndryshëm. Studiuesit synojnë të studiojnë gjenet që lidhen me shikimin dhe nuhatjen. Një projekt tjetër po punon tashmë me ADN-në e dodos, me synimin për ta rikthyer këtë zog nga zhdukja. Edhe një kafkë tjetër do të ndihmonte. Ekzemplari në Kopenhagë është i dëmtuar në pjesën e përparme, ndaj nuhatja nuk mund të rindërtohet. Skanimi i një kafke tjetër të plotë mund të ndihmojë në përcaktimin se sa e rëndësishme ishte në të vërtetë nuhatja për dodoja./Earth – Syri.net

