Lajme Zone
Greqia uli çmimet e 1,600 produkteve, ekspertët në Report TV: Në tregjet tona ka produkte me marzh fitimi 200-300%, Muço: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë! Çoçoli: Task Forca të jetë e përhershme!
EkonomiReport TV

Greqia uli çmimet e 1,600 produkteve, ekspertët në Report TV: Në tregjet tona ka produkte me marzh fitimi 200-300%, Muço: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë! Çoçoli: Task Forca të jetë e përhershme!

Ndërsa Greqia ka nisur një plan kombëtar për të ulur çmimet e më shumë se 1,600 produkteve bazë, në Shqipëri debati mbetet te pyetja që shqetëson çdo familje: pse nuk ndërhyhet për të ulur koston e shportës së ushqimeve? Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin "Sot Live" në Report TV, ku të ftuar ishin ekspertët e ekonomisë Klodian Muço dhe Fatos Çoçoli. Shkas u bë vendimi i qeverisë greke, e cil

Ndërsa Greqia ka nisur një plan kombëtar për të ulur çmimet e më shumë se 1,600 produkteve bazë, në Shqipëri debati mbetet te pyetja që shqetëson çdo familje: pse nuk ndërhyhet për të ulur koston e shportës së ushqimeve? Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin "Sot Live" në Report TV, ku të ftuar ishin ekspertët e ekonomisë Klodian Muço dhe Fatos Çoçoli. Shkas u bë vendimi i qeverisë greke, e cila pas negociatave me mbi 100 kompani furnizuese dhe 12 zinxhirë supermarketesh arriti një marrëveshje për uljen mesatare të çmimeve me 6.6% për një numër të madh produktesh bazë. LEXO edhe...Tabaku: Kostoja e jetesës po rëndon familjet shqiptare, qeveria nuk merr masa! Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se shteti nuk mund të ndërhyjë drejtpërdrejt në çmime për shkak të sistemit të ekonomisë së tregut, ndërsa ka premtuar më shumë transparencë. Por sipas ekspertëve, transparenca nuk mjafton. Asyeja nuk është se shteti nuk ka mekanizma për të ndërhyrë, por se duhet më shumë kontroll mbi tregun, verifikim të marzheve të fitimit dhe hetim nëse operatorët po mbajnë çmimet artificialisht të larta. "Situata e rritjes së çmimeve është globale për shkak të konflikteve. Me një bashkëpunim mes qeverisë dhe importuesve kryesorë apo supermarketeve është gjetur një gjuhë e përbashkët për të ulur çmimet për 2-4 muaj. Ajo që është e rëndësishme nuk është transparenca, por ndërhyrja konkrete. Pensionistët nuk duan të dinë sa është marzhi i fitimit të tregtarëve, por si mund të ulen çmimet", tha Muço. Në të njëjtën linjë ishte edhe Fatos Çoçoli, i cili kërkoi që Task Forca e ngritur për monitorimin e çmimeve të mos jetë një masë e përkohshme. "Ka produkte me marzh fitimi 200-300%. Kjo nuk duhet falur më. I kërkoj qeverisë që ta ketë të përhershme këtë task forcë. Duhet të kontrollojë çdo listë çmimesh. Le të ketë 20-30% fitim apo kosto shtesë, por jo 200%", u shpreh ai. Muço theksoi se në produktet ushqimore dhe pijet alkoolike marzhet normale të fitimit në supermarkete duhet të jenë 10-20%, ndërsa ngriti edhe një tjetër shqetësim. "Ajo që duhet parë më shumë është nëse kemi përqendrim tregu. Mos vallë tregtarët bien dakord me njëri-tjetrin për të mbajtur çmimet në të njëjtin nivel? Këtu duhet të ndërhyjë Autoriteti i Konkurrencës. Një në tre produkte ushqimore sipas të dhënave të INSTAT janë importi. Ka kosto transporti, por jo deri në këto nivele çmimesh", tha ai. Një tjetër argument që u soll në diskutim ishte zhvlerësimi i euros, i cili sipas Çoçolit nuk është reflektuar në raftet e supermarketeve. "Euro ka shkuar në 92 lekë, ndërsa dy vite më parë ishte 106 lekë. Ne importojmë rreth 9 miliardë euro mallra dhe ushqime në vit me një kosto më të ulët për shkak të kursit të këmbimit. Pse kjo nuk reflektohet në çmime? Supermarketet duhet të ulin çmimet, sepse mallrat i blejnë me euro dhe i shesin me lekë. Task Forca duhet të verifikojë nëse kjo ulje e euros po reflektohet tek konsumatori", deklaroi ai. Muço theksoi se monitorimi i tregut mund të bëhet pa krijuar zhurmë publike, ndërsa fokusi duhet të jetë kontrolli i konkurrencës dhe i përqendrimit të tregut, për të kuptuar nëse çmimet po mbahen artificialisht të larta. U.D/ReportTv.al task force klodian muco fatos cocoli cmimet e ushqimeve greqi Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29% Drejtësia 67.5% Nuk e di 3.5% Vota total: 3928 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?