Presidenti Bajram Begaj, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Itali, ku është pritur nga Presidenti italian Sergio Mattarella dhe kryeministrja Giorgia Meloni. Begaj mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, në mbështetje të ekipit të sportistëve shqiptarë. LEXO edhe...Meloni për 'New York Times': Mendoja se me Trump do ta kisha më të lehtë, por gjërat shkuan ndryshe! A do të flasim së shpejti? Të shohim, besoj ende te uniteti i Perëndimit! Shqipëria përfaqësohet në “Taranto 2026” me 71 sportistë në 17 disiplina, mes tyre sportistë me rezultate të rëndësishme në arenën europiane dhe ndërkombëtare. “Taranto 2026” merr një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare pritet të mbahet në Kosovë. Njoftimi i Presidencës: Presidenti Begaj në Itali. Pritet nga Mattarella dhe Meloni. Mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, në mbështetje të ekipit të sportistëve shqiptarë, me ftesë të Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella. Kreu i Shtetit u prit nga Presidenti italian Sergio Mattarella dhe Kryeministrja Giorgia Meloni. Më pas, Presidenti Begaj ndoqi nga tribuna ceremoninë e hapjes së këtij eventi të rëndësishëm sportiv. Shqipëria përfaqësohet në “Taranto 2026” me 71 sportistë në 17 disiplina, mes tyre sportistë me rezultate të rëndësishme në arenën europiane dhe ndërkombëtare. “Taranto 2026” merr një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare do të njohë mikpritjen e shqiptarëve me Kosovën flamurmbajtëse. Share Ora 22:44 Lojërave Mesdhetare 2026, ministri Gonxhja në Itali: Shqipëria përfaqësohet me delegacionin më të madh të sportistëve! Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, është takuar me ekipin shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare 2026 në Taranto të Italisë.Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe fotografi krah sportistëve shqiptarë, Gonxhja shkruan se vendi ynë merr pjesë në këtë kompeticion me një nga delegacionet më të mëdha të sportistëve shqiptarë në historinë e pjesëmarrjes së saj.Teksa u ka uruar suksese sportistëve shqiptarë në përfaqësimin e kombit tonë në këtë kompeticion, Gonxhja ka shkruar gjithashtu se një risi e veçantë e këtij edicioni është “akomodimi i sportistëve në kroçerën gjigante AROYA, e cila është shndërruar në një ‘fshat’ modern për delegacionet.”“Taranto, Itali, me ekipin shqiptar në prag të nisjes së Lojërave Mesdhetare 2026, ku Shqipëria merr pjesë me një nga delegacionet më të mëdha të sportistëve shqiptarë në historinë e pjesëmarrjes së saj, të angazhuar në disa disiplina, ndërsa një risi e veçantë e këtij edicioni është akomodimi i sportistëve në kroçerën gjigante AROYA, e cila është shndërruar në një “fshat” modern për delegacionet.Ju urojmë shumë suksese sportistëve tanë, paraqitje sa më dinjitoze dhe sa më shumë rezultate të larta e medalje! Me krenari, përkushtim dhe zemrën kuqezi, përfaqësoni Shqipërinë dhe ngrini lart flamurin tonë kombëtar!”, ka shkruar ministri Blendi Gonxhja në rrjetet sociale. Share R.Xh/ReportTv.al lojerat mesdhetare Taranto 2026 itali Sergio Mattarella giorgia meloni Bajram Begaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 5813 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
