Lajme Zone
Nis edicioni i 88-të i Superligës, Vllaznia dhe Skënderbeu barazojnë 2-2 në ndeshjen hapëse
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nis edicioni i 88-të i Superligës, Vllaznia dhe Skënderbeu barazojnë 2-2 në ndeshjen hapëse

Vllaznia nuk mundi ta mbante avantazhin e dyfishtë, ndërsa ‘rezervat’ e korçarëve ia dolën të barazonin.

SHKODËR - Superliga shqiptare e futbollit e nisi edicionin e 88-të me spektakël në ‘Loro Boriçi’. Vllaznia dhe Skënderbeu dhuruan një ndeshje me katër gola, duke ndarë nga një pikë pas barazimit 2-2. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por gjithçka ndryshoi pas pushimit. Vllaznia hyri më mirë në fraksionin e dytë dhe brenda pak minutash arriti të krijojë një avantazh të dyfishtë. LEXO edhe...Flakët në fshatin Gojan i Madh në Pukë, ministri Ermal Nufi për Report Tv: Sot në gjithë vendin kishim një situatë shumë të vështirë, por tani vatrat e zjarrit janë nën kontroll! (VIDEO) Në minutën e 50-të, Bekim Balaj zhbllokoi takimin, ndërsa vetëm katër minuta më vonë sulmuesi shkodran realizoi sërish, duke çuar Vllazninë në avantazhin e dyfishtë. Skënderbeu reagoi menjëherë dhe nuk u dorëzua. Në minutën e 57-të, Janaqi realizoi një supergol me një goditje nga distanca, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës shkodrane dhe rihapur plotësisht sfidën. Korçarët e drejtuar nga Julian Ahmataj vijuan të besonin te përmbysja dhe në minutën e 75-të gjetën edhe golin e barazimit. Bismark përfitoi nga aksioni i skuadrës dhe vendosi shifrat në 2-2. Në fund, Vllaznia e komplikoi edhe më shumë situatën, pasi në minutën e 88-të mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Duliç. Skënderbeu tentoi të përfitonte nga superioriteti numerik në minutat e mbetura, por nuk arriti të gjente golin e fitores. Kështu, sfida hapëse e sezonit të ri të Superligës u mbyll në barazim 2-2. Superliga, sezoni 2026-27, raundi i parë: E premte, 21 gusht 2026 21:00 Vllaznia 2-2 Skënderbeu E shtunë, 22 gusht 2026 – 16:00 Laçi – AF Elbasani Partizani – Teuta E diel, 23 gusht 2026 – 21:00 Dinamo – Vora Egnatia – Tirana S.Dh/ReportTv.al superliga Shkoder fshf Vllaznia skenderbeu bekim balaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 5813 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?