Lajme Zone
Tao Balla: Me Edi Ramën, Shqipëria është ngjitur në majën më të lartë të historisë së saj si shtet
PolitikëJOQ Albania

Tao Balla: Me Edi Ramën, Shqipëria është ngjitur në majën më të lartë të historisë së saj si shtet

Sipas Tao Ballës, Shqipëria është ngjitur në “majën më të lartë të historisë së saj si shtet”. Po të shohësh vetëm deklaratat e pushtetit, duket sikur kemi kapur qiellin. Po të shohësh dosjet e drejtësisë, panorama bëhet shumë më tokësore.

Sipas Tao Ballës, Shqipëria është ngjitur në “majën më të lartë të historisë së saj si shtet”. Po të shohësh vetëm deklaratat e pushtetit, duket sikur kemi kapur qiellin. Po të shohësh dosjet e drejtësisë, panorama bëhet shumë më tokësore.

Balla thotë se me Edi Ramën janë forcuar institucionet dhe lufta kundër korrupsionit, ndërsa kundërshtarët politikë kanë mbetur te “zhurma”, “balta” dhe “vezët”.

Problemi është se gjatë kësaj “lufte kundër korrupsionit”, dosjet kanë trokitur vazhdimisht në dyert e pushtetit.

Lefter Koka u dënua për çështjen e inceneratorëve. Ish-ministri Ilir Beqaj dhe ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj janë përballur me akuza dhe masa sigurie nga drejtësia. Erion Veliaj ndodhet në burg që prej shkurtit 2025, ndërsa Gjykata e Lartë la në fuqi arrestin e tij në burg më 15 shtator 2026. Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK dhe ka mohuar akuzat.

Dhe tani, në këtë panoramë të “majës”, ka hyrë edhe SHISH.

Vlora Hyseni, ish-drejtoresha e SHISH, është vendosur në “arrest shtëpie” dhe është pezulluar nga detyra në kuadër të hetimeve për çështjen Ergys Agasi. Sipas SPAK, ajo hetohet për përkrahje të autorit dhe zbulim të të dhënave sekrete shtetërore. Në dosje përmenden komunikimet e saj me Agasin dhe materiale me të dhëna të ngjashme me ato të SHISH, të sekuestruara në makinën e tij.

Pra, ndërsa Balla flet për “majën më të lartë”, drejtësia vazhdon të zbresë nëpër katet e pushtetit.

Dhe pyetja që mund të ngremë është fare e thjeshtë: Nëse kjo qenka maja, çfarë quhet atëherë gjithë kjo që po del nga poshtë saj?

Sepse SPAK-u mund të hetojë, gjykatat mund të vendosin dhe përgjegjësia penale është individuale. Por kur ministra, ish-ministra, kryebashkiakë dhe zyrtarë të lartë përfjnë njëri pas tjetrit në dosje, pyetja për përgjegjësinë politike nuk mund të zhduket duke thënë “kjo është lufta kundër korrupsionit”.