Lajme Zone
‘Tani janë shqiptarët që ia 'presin' duart mafies’, media italiane: Ata kontrollojnë trafikun e kokainës
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Tani janë shqiptarët që ia 'presin' duart mafies’, media italiane: Ata kontrollojnë trafikun e kokainës

Trafiku ndërkombëtar i kokainës po përjeton ndryshime në balancat mes organizatave kriminale, ndërsa grupet shqiptare dyshohet se kanë fituar gjithnjë e më shumë ndikim në këtë treg.

Nga Shqipëria në Holandë, duke kaluar nëpër portet e mëdha evropiane dhe duke mbërritur deri në Katania. Rrugët e kokainës dhe ekuilibrat e trafikut të drogës duket se po ndryshojnë, ndërsa trafikantët shqiptarë, vitet e fundit, kanë fituar gjithnjë e më shumë terren në tregun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Një përparim që, sipas analizave hetimore evropiane, ka ndihmuar në riformësimin e raporteve të forcës mes organizatave kriminale. Kjo gjen konfirmim edhe në përgjimet e hetimit të fundit mbi trafikun e drogës në rrëzë të malit Etna. LEXO edhe...Ylli Pata: Kur një prokuror arrin të vrasë shtetin! “Në vitet ’90 nuk kishte asnjë shqiptar që vinte këtu – i thotë Mirko Scalia, i konsideruar si kreu i biznesit të drogës në San Giovanni Galermo, një bashkëbiseduesi me theks nga Kampanja. – Mafia këtu ua priste duart. Tani, përkundrazi, është shqiptari ai që ia pret duart mafies”. Roli i Katanias në tregun e drogës Këtu nuk bëhet fjalë për aleanca kriminale, marrëveshje tregtare apo marrëdhënie miqësore. Ajo që sn janë “paratë”, thotë më tej Scalia, duke folur për tregun në Katania. Sipas vlerësimeve të fundit, janë aktive 42 pika të shitjes me pakicë të drogës, shumë prej të cilave drejtohen nga familje. Por ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është fakti se qyteti vazhdon të jetë, pavarësisht aktivitetit të forcave të rendit, një nyje thelbësore për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, si dhe për furnizimin e provincave fqinje. Vetëm javën e kaluar, forcat e rendit sekuestruan mbi 20 kilogramë kokainë dhe marijuanë. Kokaina dhe çmimet: “Pushteti qëndron vetëm te paratë” Për Scalia-n, i konsideruar si një trafikant në krye të një grupi kriminal të specializuar në importimin e kokainës, për të qenë konkurrues rëndësi ka vetëm çmimi i shitjes. “Nëse ti më thua se e blen me 30 dhe unë ta jap me 25, nuk është detyrim, por për ty është një leverdi. Pra, pa bërë luftë, ti bëhesh i imi”. Gjatë bisedës mbi rregullat e tregut, të dy bien dakord edhe se nuk vlen më as rregulli i “xhaxhait”. Pra, nuk ka më rëndësi referimi te mafiozët, kriminelët apo trafikantët me një përvojë të gjatë, emri i të cilëve në të kaluarën supozohej të ishte garanci respekti. Siç ka dalë tashmë në pah, dy personat e përgjuar ndalen gjatë te luhatjet e çmimit të kokainës me shumicë. Dikur ajo blihej edhe me 30 mijë euro kilogrami, por gjatë hetimit çmimi u rrit, duke arritur gati 40 mijë euro. Sipas Scalia-s, kjo rritje u shkaktua nga dy faktorë përcaktues: “Problemi është se këtu pjesa më e madhe e punës bëhet me kalabrezët dhe, që kur kanë pasur problemet e tyre, nuk po shkarkojnë më”. Ekuilibrat e rinj të tregut të drogës Në një treg që konsiderohet në krizë të plotë, një pjesë të pushtetit duket se e kanë fituar trafikantët shqiptarë. “Këtu kanë marrë shumë pushtet”, shpjegonte Scalia. “Edhe në Napoli dhe Milano”, konfirmonte bashkëbiseduesi i tij. Një sukses që i atribuohet mungesës së skrupujve nga ana e tyre. “Janë të çmendur, sepse lëvizin me makina, shpjegonte Scalia. I marrin me qira dhe shkojnë në Holandë, edhe nëse rrezikojnë të dënohen me njëzet vjet burg”. Sipas analizave hetimore të Drejtorisë së Hetimit Antimafia dhe Europol-it, ky kalim i trafikantëve shqiptarë nga sektori tradicional i marijuanës te ai i kokainës nuk është më thjesht një prirje. Përkundrazi, bëhet fjalë për një strukturë të konsoliduar, e cila ka riformësuar edhe ekuilibrat e trafikut të drogës në Evropë. Sipas Europol-it, gjithashtu, rrjetet shqiptare kanë zhvilluar kapacitete të forta logjistike për të nxjerrë kontejnerët e “kontaminuar” nga portet kryesore detare të Evropës Veriore. Në veçanti, nga Anversa, Roterdami dhe Hamburgu, si dhe nga portet spanjolle dhe italiane. “Në Napoli, shqiptari e shkarkon mallin dhe largohet – përmblidhte një tjetër person i përgjuar. – Ai nuk krijon probleme në territor” Xh.K/ReportTv.al mafia shqiptare kokaine itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.1% Protesta 22.9% Asnjëra 6% Vota total: 2576 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?