Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon detaje nga përplasja me kryeministrin për Territorialen


Aktorja Egla Ceno ka rrëfyer detaje nga përplasja e saj me kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi për Reformën Territoriale, ku një grup përfaqësuesish nga Poliçani kishin shkuar për të shprehur shqetësimet dhe qëndrimet e qytetarëve.

Aktorja Egla Ceno ka rrëfyer detaje nga përplasja e saj me kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi për Reformën Territoriale, ku një grup përfaqësuesish nga Poliçani kishin shkuar për të shprehur shqetësimet dhe qëndrimet e qytetarëve. Ceno tha se takimi nisi me fjalën e ministrit Demo, i cili u dha mundësi qytetarëve të shpreheshin. Sipas saj, pasi folën dy persona, grupi kërkoi që mikrofoni të kalonte te përfaqësuesit e tjerë, por në atë moment ndërhyri kryeministri. Aktorja tregoi se Rama nisi të fliste për situatën në Poliçan dhe se, për rreth 20 minuta, askush tjetër nuk u lejua të merrte fjalën. Sipas saj, pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit, ajo kërkoi të merrte fjalën dhe të dëgjohej, por Rama i kërkoi të dilte nga salla. “Ishim një grup përfaqësues nga Poliçani në Berat për Reformën Territoriale. Poliçani është qytet që shpesh e ka shprehur mendimin e tij nëpërmjet qytetarëve. Në mbledhje ministri Demo hapi takimin dhe u dha fjalën qytetarëve, folën dy prej tyre. Kur kërkuam xhiron e mikrofonit, ndërhyri kryeministri dhe tha nuk jemi këtu të kuptojmë sa mirë jetohet në Poliçan, dhe nisi një fjalim që nuk e di sa zgjati. Askush nuk u lejua në flasë. Pas rreth 20 minutash, kur ai mbaroi, i thash nëse mund të flisnin e të na dëgjonte më tha të dal jashtë. Iu përgjigja që mund të dilja, por u thirrëm sepse na u tha që kryeministri do të na dëgjonte. Nuk pranova të më drejtohej ashtu, por ai u çua në këmbë dhe tha se mbledhja ndërpritej deri në daljen time nga salla. Në këtë moment komuniteti mu bashkua dhe dolëm të gjithë jashtë”, është shprehur ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Egla Ceno Polican Territorialja