Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se është kundër armëpushimit të përkohshëm dhe se përfundimi i luftës në Ukrainë duhet të bazohet në një marrëveshje të qëndrueshme paqeje, duke vënë në fokus garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukrainën, si dhe një kuadër më të gjerë sigurie për Evropën. Sipas mediave të huaja, deklaratat e tij vijnë pas takimit me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, ndërsa Moska shprehet e gatshme të rifillojë negociatat me Kievin në nëntor, me ndërmjetësimin e Uashingtonit. LEXO edhe...Lufta në Ukrainë/ Putini dhe ‘strategjia e vuajtjes’! Pas sulmeve në infrastrukturën energjetike, tani ai po synon që ta lërë Kievin pa ujë Duke folur për televizionin rus, Putin theksoi se synimi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje përfundimtare dhe jo një armëpushim i përkohshëm. Sipas tij, garancitë e sigurisë për të dyja palët duhet të përcaktohen në kuadër të një zgjidhjeje afatgjatë. Po ashtu Putin tha se gjatë takimit me Witkoff ishte diskutuar zgjerimi i negociatave për të përfshirë arkitekturën e sigurisë evropiane në tërësi, një ide për të cilën tha se ishte dakord. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Kievi është i gatshëm të diskutojë mundësitë për një armëpushim, përfundimin e luftës, ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe nisma humanitare. Megjithatë, dallimet mes dy vendeve mbeten të thella, veçanërisht për çështjen e territoreve. Moska kërkon që Ukraina të tërhiqet nga i gjithë Donbasi, përfshirë zonat që aktualisht nuk kontrollohen nga forcat ruse. Kievi e kundërshton këtë kërkesë dhe nuk pranon dorëzimin e territoreve të saj. Putin përsëriti pretendimin e Kremlinit se territoret e Ukrainës lindore janë historikisht ruse, duke iu referuar edhe referendumeve të organizuara nga Rusia në vitin 2022 në rajonet e pushtuara ukrainase. Këto referendume janë shpallur të paligjshme nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe nuk njihen si bazë ligjore për ndryshimin e kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës. Rifillimi i mundshëm i bisedimeve në nëntor do të përballet me disa çështje të vështira, mes të cilave garancitë e sigurisë, kontrolli mbi territoret e pushtuara dhe kushtet për ndalimin e luftimeve. Deri tani, deklaratat e palëve tregojnë se ekziston gatishmëri për diskutime, por nuk ka një marrëveshje të konfirmuar për kushtet e përfundimit të luftës. Ora 09:50 Trump: Musk ka rikthyer aksesin e Ukrainës në rrjetin Starlink Foto: Donald TrumpPresidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Elon Musk ka rikthyer aksesin e Ukrainës në rrjetin satelitor Starlink, pas kufizimeve që penguan komunikimet e forcave ukrainase, shkruan BBC.Kjo deklaratë e Trump vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se lidhja me rrjetin ushtarak Starshield, që ofrohet përmes sistemit Starlink të Musk, nuk ishte rikthyer ende plotësisht.Më herët, Musk kishte mohuar se ishte përgjegjës për ngadalësimin e shërbimit, i cili ndikon në aftësinë e Ukrainës për të përdorur dronë në sulmet ndaj Rusisë dhe për t’u mbrojtur nga goditjet ruse.I pyetur për një raport sipas të cilit Trump kishte telefonuar Musk për t’i kërkuar heqjen e kufizimeve, presidenti amerikan nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt, por deklaroi: “Në fund të fundit, ai e riktheu”.Administrata Trump kishte mohuar më parë se i kishte kërkuar kompanisë së Musk të kufizonte aksesin në shërbim.Kufizimet e komunikimit u vendosën në një moment kur Trump po ushtronte presion ndaj Zelenskyt për të ndaluar sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, të cilat, sipas presidentit amerikan, kanë ndikuar në rritjen e çmimeve.Pse është kaq i rëndësishëm interneti i Starlink në fushën e betejës në Ukrainë?Ukraina përdor si shërbimin civil Starlink ashtu edhe atë më të sigurt Starshield, varësisht nga komunikimet e nevojshme. Rrjetet përdorin 10,000 satelitë në orbitën e ulët të Tokës për të siguruar lidhje, veçanërisht në zona të largëta dhe fusha beteje. Lufta moderne shpesh mbështetet në përdorimin e internetit me shpejtësi të lartë për të operuar në mënyrë efektive dronët. Share R.Xh/Xh.K/ReportTv.al Volodymyr Zelensky vladimir putin ukraine rusia sulmon ukrainen Steve Witkoff Rusi lufta ne ukraine Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11983 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
