Lajme Zone
Takimi me drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e Komisioneve Parlamentare, mbërrin Rama në Pallatin e Brigadave
PolitikëEuronews Albania

Takimi me drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e Komisioneve Parlamentare, mbërrin Rama në Pallatin e Brigadave

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh edhe kryeministri, Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh edhe kryeministri, Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Brigadave. Rama këtë të enjte pritet të zhvillojë një takim ku do të mbajë një adresim publik drejtuar drejtuesëve politikë të PS dhe kryetarëve të Komisioneve Parlamentare. Para mbërritjes së Ramës, mësohet se në ambientet e Pallatit të Brigadave kanë mbërritur edhe drejtuesit politikë dhe kryetarët e Komisioneve. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu para nisjes së takimit ka bërë me dije së në fokus të diskutimit pritet të jetë aneksi i dokumentit “Besa”. Sipas saj nuk përjashtohen edhe tema, mesazhe ose elementë të tjerë që mund të diskutohen në takim. Shehu shtoi se pjesa e parë e takimit do të jetë i hapur për mediat dhe publikun ndërsa pjesa tjetër do të jetë e mbyllur. Ajo theksoi se pritet që ky takim të mbyllet deri në orën 19:00.