Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar takimin e tij të parë me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të nisjes së detyrës së tij në Tiranë. Takimi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se biseda u përqendrua te forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve. Në fokus të diskutimeve ishin çështjet e mbrojtjes, zgjerimi i marrëdhënieve tregtare dhe investimeve, si dhe intensifikimi i përpjekjeve të përbashkëta kundër krimit të organizuar. Postimi i Ambasadës amerikane në Tiranë:
Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku. 🇺🇸 🇦🇱
Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Eric Wendt

