Lajme Zone
Takimi i Ramës me ministrat në Pogradec, mbyllet pas 9 orësh mbledhja në vilën qeveritare
PolitikëTop Channel

Takimi i Ramës me ministrat në Pogradec, mbyllet pas 9 orësh mbledhja në vilën qeveritare

Është mbyllur pas nëntë orësh takimi i Kryeministrit Edi Rama me ministrat në Pogradec, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Është mbyllur pas nëntë orësh takimi i Kryeministrit Edi Rama me ministrat në Pogradec, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu. Në këtë takim, ashtu si në atë të djeshmin, mendohet se është diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe ku ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe, nga ana tjetër, shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, mësoi pak më parë detajet e para se si do të funksionojë “Pasqyrë Albania”. Do të jetë një modernizim i platformës së “Bashkëqeverisjes” me dy seksione. Detajet/ Top Channel zbulon si do të funksionojë “Pasqyrë Albania”. Ankesat do mbërrijnë në “Flamingo Mirror”, ndjekjen e tyre do e bëjë “Radar”

Politikë Top Channel