Lajme Zone
Takimi i Ramës me drejtuesit politikë e deputetët e Tiranës, Gogu: Kryeqyteti do të ketë orën e dëgjesës
PolitikëShqiptarja

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë e deputetët e Tiranës, Gogu: Kryeqyteti do të ketë orën e dëgjesës

‘Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës’, kështu është shprehur ministri Toni Gogu pas mbledhjes që Kryeministri Edi Rama mbajti me drejtuesit politikë dhe deputetët e Tiranës

Ministri i Drejtësisë ka reaguar pas takimit që kryeministri Edi Rama mbajti një ditë më parë me drejtuesit politikë dhe deputetët e Tiranës. Ndërsa ka publikuar disa foto gjatë këtij takimi, përmes një postimi në rrjetet sociale Gogu shprehet se ‘Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës’. Ai thekson se deputetët dhe drejtuesit politikë do të jenë në dispozicion të qytetarëve për të dëgjuar problemet e tyre. “Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës. LEXO EDHE:Çmimi i naftës, Bardhi ironizon 'Besën' e Ramës: Më i shtrenjti në rajon! Qytetarët paguajnë, qeveria fiton Një kohë të posaçme dhe të rregullt, kur deputetët dhe drejtuesit politikë do të jenë në dispozicion të qytetarëve: për t’i dëgjuar, për të marrë përsipër çështjet e tyre dhe për t’u kthyer me përgjigje. Këtë vendosëm sot, ndërsa zbërthyem së bashku Praninë Besnike. Sepse prania nuk matet me sa takime bëjmë, por me sa njerëz dëgjojmë dhe sa çështje çojmë deri në fund. Kjo është edhe BESA jonë: kush troket, dëgjohet; çfarë marrim përsipër, ndiqet; çdo qytetar merr përgjigje”, shkroi Gogu. Mbledhja e Ramës dje ishte vijimi i mbledhjeve që kryesocialisti ka bërë me ministra dhe drejtues të partisë një hap për përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste. Në fokus të takimit ishin dokumentet “Besa” dhe “Prania” Besnike, strategjia e re e socialistëve për të qëndruar afër qytetarëve. Për problemet që kanë qytetarët në shërbim do të jetë edhe platforma e re “Pasqyrë Albania”, e prezantuar nga kreu i qeverisë gjatë takimeve dy ditore në Pogradec. Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: pasqyre albania toni gogu dokumenti BESA edi rama Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.5% Drejtësia 67.6% Nuk e di 2.9% Vota total: 105 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?