Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt po mban këtë të mërkurë takimin e tij të parë me kryeministrin Edi Rama. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se diplomati amerikan është paraqitur në zyrën e Ramës, ku po zhvillon dhe takimin e tij të parë me kryeministrin shqiptar, pas marrjes zyrtarisht të detyrës së tij. Dy ditë më parë ambasadori amerikan paraqiti letrat kredenciale te presidenti Begaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

