Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, priti në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së kryenegociatoren Majlinda Dhuka dhe zëvendëskryenegociatoren Adea Pirdeni, dy javë pas publikimit të raportit vjetor të Komisionit Europian. Përmes një postimi në faqen zyrtare të BE-së në Shqipëri, ambasadorja Moreira de Sousa theksoi se objektivi nuk është vetëm mbyllja e kapitujve, por ndërtimi i institucioneve sipas standardeve të një shteti anëtar. LEXO edhe...BE-ja zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, afro 50 banka të tjera përfshihen në listën e zezë! Bllokohen asetet dhe kufizohet financimi nga qytetarët dhe kompanitë evropiane “Sot mirëprita kryenegociatoren e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, dhe zëvendëskryenegociatoren, Adea Pirdeni, në takimin tonë të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, dy javë pas publikimit të raportit vjetor të Komisionit dhe udhërrëfyesit drejt vitit 2027. Ato paraqitën ecurinë e negociatave dhe një ambicie që shkon përtej mbylljes së kapitujve: institucione që funksionojnë si ato të një shteti anëtarëtar. Patëm një diskutim të gjallë për shtetin e së drejtës, mjedisin dhe zbatimin e reformave në praktikë. Pikërisht kjo punë do të bëjë ndryshimin për shqiptarët”,- shkruan Ambasadorja e BE-së. A.C/ReportTv.al Sofia Moreira de Sousa Majlinda Dhuka delegacioni i BE Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.7% Jo 29.8% Nuk e di 8.5% Vota total: 1562 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
