Lajme Zone
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama reagon pas diskutimeve në Berat: Poliçani dhe Dimali nuk humbasin shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Takimet për Reformën Territoriale/ Rama reagon pas diskutimeve në Berat: Poliçani dhe Dimali nuk humbasin shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, ku diskutoi me përfaqësues të komuniteteve mbi ndikimin e riorganizimit të njësive vendore dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, ku diskutoi me përfaqësues të komuniteteve mbi ndikimin e riorganizimit të njësive vendore dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Rama theksoi se bashkimi i njësive vendore nuk do të sjellë largimin apo reduktimin e shërbimeve në Poliçan, Dimal apo zona të tjera, duke argumentuar se shërbimet do të vijojnë të ofrohen në të njëjtat struktura lokale.

“Më thoni çfarë mendoni ju se do të dëmtohet në rast se do të bëhet bashki. Kur më thua rruga, e më thua shërbimi, këto nuk ndryshojnë. Nuk do të ikin shërbimet nga Poliçani, nga Dimali ose nga askund”, deklaroi Rama. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas kryeministrit, ndryshimi kryesor lidhet me mënyrën e drejtimit vendor, pasi Poliçani dhe Dimali nuk do të kenë më kryetarë bashkie të zgjedhur më vete, ndërsa strukturat dhe shërbimet lokale do të vijojnë funksionimin.

“Nuk ndryshon godina, nuk ndryshon stafi, nuk ndryshon numri i shërbimeve që bëhen, në kuptimin nuk ulet, se duhet shtuar”, u shpreh Rama.

Ai hodhi poshtë gjithashtu argumentin se bashkimi i njësive do të krijojë probleme për qytetarët për shkak të distancave. Rama tha se banorët do të vijojnë t’i marrin shërbimet në Poliçan dhe Dimal, ndërsa këto qytete do të kenë përfaqësuesit e tyre në Këshillin Bashkiak të bashkisë së Beratit.

Kryeministri iu referua edhe reformës administrative territoriale të vitit 2015, duke kujtuar kundërshtimet e atëhershme lidhur me distancat dhe humbjen e shërbimeve.

“Më thoni dhe një gjë tjetër, komunat janë më mirë sot apo ishin më mirë kur ishin veç?”, pyeti Rama, duke shtuar se investimet e njësive vendore janë rritur si pasojë e bashkimit të tyre.

“Investimet e komunave nga iu erdhën? Nga vetja? Iu erdhën nga bashkimi”, deklaroi kryeministri.

Takimi në Berat është pjesë e konsultimeve publike për riorganizimin e hartës administrative territoriale, proces që ka hapur diskutime mbi mënyrën e organizimit të pushtetit vendor, përfaqësimit dhe garantimit të shërbimeve për qytetarët.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Edi Rama