Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga takimi me delegacionin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ndryshe nga pritjet tradicionale në ambientet e brendshme të Kryeministrisë, takimi është zhvilluar në kopshtin e institucionit. Delegacioni amerikan kryesohet nga kongresmeni Vern Buchanan, kryetar i Komitetit për Partneritetin për Demokraci, dhe gjatë vizitës në Tiranë shoqërohet edhe nga ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt. LEXO EDHE:Ambasadori amerikan takim me Brahon dhe kreun e BKH-së: Në fokus lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës! S’përmend korrupsionin Më herët gjatë ditës, përfaqësuesit e Kongresit amerikan u pritën edhe nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Sipas njoftimit zyrtar, në takim u diskutua për forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si edhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe të investimeve amerikane në vend. Share U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Eric Wendt kongresi amerikan edi rama Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 21.9% Nuk e di 6.8% Vota total: 2465 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

