Lajme Zone
Tadej Pogacar hyn në histori, fiton Turin e Francës për herë të pestë dhe barazon legjendat e çiklizmit
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tadej Pogacar hyn në histori, fiton Turin e Francës për herë të pestë dhe barazon legjendat e çiklizmit

Slloveni e ka fituar Turin e Francës tre herë radhazi, ndërsa vitet e triumfeve janë: 2020, 2021, 2024, 2025 dhe 2026.

Tadej Pogacar vazhdon të shkruajë historinë e çiklizmit botëror. Çiklisti slloven triumfoi në edicionin e vitit 2026 të Turit të Francës, duke fituar për herë të pestë garën më prestigjioze në botë dhe duke hyrë në elitën e kampionëve me më shumë suksese në këtë kompeticion. Me këtë triumf, 27-vjeçari barazon rekordin historik të Jacques Anquetil, Eddy Merckx, Bernard Hinault dhe Miguel Indurain, të gjithë fitues nga pesë herë të Turit të Francës. Për më tepër, Pogacar e arrin këtë sukses në një moshë më të re se të gjithë paraardhësit e tij. LEXO edhe...Teste droge për zyrtarët në Francë, largohen disa punonjës nga detyra! Kryeministri Lecornu: E bëra për siguri Slloveni e ka fituar Turin e Francës në vitet 2020, 2021, 2024, 2025 dhe 2026, ndërsa këtë sezon dominoi garën nga fillimi deri në fund. Ai veshi fanellën e verdhë që në javën e parë, fitoi pesë etapa dhe nuk lejoi rivalët të rrezikonin epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme. Një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni u regjistrua në etapën drejt Alpe d'Huez. Pogacar zgjodhi të sakrifikojë një tjetër fitore etape për të ndihmuar shokun e skuadrës, Isaac del Toro, të siguronte vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm. Të dy kaluan vijën e finishit krah për krah, në një skenë që u konsiderua ndër më emocionueset e këtij Touri. "Më dridhet trupi sa herë e kujtoj. Do ta mbaj mend përgjithmonë këtë moment", deklaroi Pogacar pas përfundimit të etapës. Kampioni slloven surprizoi gjithashtu me deklaratat e tij pas triumfit, duke lënë të kuptohet se nuk planifikon të garojë për shumë vite të tjera. "Nuk do të garoj edhe për shumë gjatë dhe Isaac ka potencialin dhe talentin për të qenë pasardhësi im", u shpreh ai. Deklarata shkaktoi reagime të shumta në botën e çiklizmit, pasi Pogacar ka kontratë me UAE Team Emirates deri në vitin 2030 dhe konsiderohet ende në kulmin e karrierës. Në podiumin final në Paris, pas Pogacarit u renditën Remco Evenepoel në vendin e dytë dhe Isaac del Toro në vendin e tretë. Me pesë fitoret e këtij edicioni, slloveni e çoi në 26 numrin total të etapave të fituara në Turin e Francës. Edhe pse tashmë është pjesë e panteonit të legjendave të çiklizmit, Pogacar ka ende objektiva të mëdhenj. Një triumf i gjashtë në Turin e Francës do ta bënte çiklistin më të suksesshëm në historinë e garës, ndërsa në synimet e tij mbeten edhe fitoret në 'Vuelta a Espana', 'Paris-Roubaix' dhe medalja olimpike. Tadej Pogacar continues to write his name into the history books ? pic.twitter.com/K5W2Xvm8CP — Cycling on TNT Sports (@cyclingontnt) July 26, 2026 S.Dh/ReportTv.al Paris france Tadej Pogacar tour de france çiklizëm Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63% Jo 30% Nuk e di 7.1% Vota total: 4590 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?