Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tabaku: Korrupsioni po rëndon xhepat e qytetarëve, eksportet në rënie! KAYO të bëjë publike kontratat (VIDEO)


Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku akuzon qeverinë se korrupsioni, rritja e çmimeve dhe rënia e eksporteve po rëndojnë qytetarët dhe bizneset. Ajo kërkon transparencë për kompaninë shtetërore KAYO.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon qeverinë se korrupsioni dhe politikat e saj ekonomike po rëndojnë xhepat e qytetarëve dhe po godasin biznesin vendas. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT-it, ajo thotë se krahasuar me fundin e vitit 2020, çmimet në dhjetor 2025 ishin rritur me 20,9%, ndërsa vetëm për ushqimet dhe pijet joalkoolike rritja arrinte në 35,6%. “Korrupsioni nuk është një zarf që kalon fshehurazi nga një dorë në tjetrën dhe që nuk ka lidhje me jetën tonë. Korrupsioni është një taksë e fshehtë. Kur një tender fryhet, diferencën e paguan qytetari. Kur paratë publike shkojnë te klientët e pushtetit, mungojnë për pensionet, shkollat, shëndetësinë dhe mbështetjen e prodhimit. Prandaj korrupsioni nuk është një temë larg tryezës së familjes. Ai ulet çdo ditë në atë tryezë dhe merr pjesën e vet nga të ardhurat e çdo shqiptari”, thotë Tabaku. LEXO edhe...PD depoziton në Kuvend draftin për ndarjen territoriale: 100 bashki dhe 12 qarqe, më shumë shërbime dhe autonomi lokale Tabaku flet edhe për rënien e eksporteve, duke thënë se nga 430 miliardë lekë në vitin 2023, ato zbritën në 346 miliardë lekë në vitin 2025. Sipas saj, nën presion është veçanërisht industria e tekstileve dhe këpucëve, ku krahas rënies së eksporteve janë humbur edhe mijëra vende pune. “Eksportet e përgjithshme ranë nga rreth 430 miliardë lekë në vitin 2023, në 369 miliardë në vitin 2024 dhe në 346 miliardë lekë në vitin 2025. Brenda dy vjetësh, vendi humbi afërsisht një të pestën e vlerës së eksporteve të mallrave. Ky nuk është modeli i një ekonomie që prodhon më shumë. Është modeli i një ekonomie që importon gjithnjë e më shumë dhe e ka gjithnjë e më të vështirë të konkurrojë jashtë”, vijon Tabaku. Një pjesë të kritikave, deputetja demokrate e përqendroi te kompania shtetërore KAYO dhe shoqëria “Guna Tactical”, e krijuar për prodhimin e uniformave ushtarake. Tabaku kërkon transparencë për mënyrën e përzgjedhjes së partnerit privat. “Nuk jemi kundër prodhimit vendas të uniformave. Përkundrazi, duam që uniformat, pajisjet dhe çdo produkt që mund të prodhohet në Shqipëri të mbajë vulën ‘Made in Albania’. Por ‘Made in Albania’ nuk duhet të shndërrohet në ‘Made for the friends of government’. Prodhimi vendas ndërtohet me konkurrencë, teknologji, standarde dhe mundësi të barabarta; jo me kompani të paracaktuara, kontrata të mbyllura dhe pasuri publike të vendosura në dispozicion pa transparencë të plotë”, thekson Tabaku. Tabaku kërkon publikimin e të gjitha marrëveshjeve dhe kontratave të shoqërive të KAYO-s, publikimin e mënyrës së përzgjedhjes dhe të pronarëve përfitues, auditim të pavarur mbi vlerën e pasurive publike dhe kontributet e partnerëve privatë, konkurrim të hapur për furnizimet publike, si dhe raportim për çdo pagesë nga buxheti dhe për çdo kontratë të përjashtuar nga procedurat normale për arsye sigurie. SI.E./E.H/ReportTv.al PD eksportet korrupsion rritja e cmimeve Jorida Tabaku kayo Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.2% Jo 42.6% Disi 11.2% Vota total: 4470 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?