Lajme Zone
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sytë blu që 'marrin mësysh', filmi grek për supersticionin dhe frikën nga të qenit ndryshe vjen në Tiranë


Një histori e vendosur në malet e Epirit, vetëm pak kilometra larg kufirit me Shqipërinë është shfaqur në Tiranë si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Tirana International Film Festival.  Filmi i regjisorit grek Thanasis Neofotistos, “Djaloshi me Sytë e Kaltër” ka në qendër të tij historinë e Petros, një djalë pesëmbëdhjetëvjeçar, sytë e kaltër të të cilit shihen nga fshatarët si burim mallkimi dhe fati të zi.

Sytë ‘e bardhë’ apo blu të marrin mësysh nëse të shohin me xhelozi apo admirim edhe atëherë kur nuk e bëjnë diçka të tillë në mënyrë të vetëdijshme! Ky besim folkorik mes njerëzve vijon të ekzistojë edhe sot, pavarësisht se jo aq i fuqishëm sa dikur dhe lidhet me frikën nga të ndryshmit, duke pasur parasysh se në një rajon si Mesdheu ngjyra e çelët e syve nuk ka qenë diçka shumë e zakonshme. Në folklorin grek, por edhe në Shqipëri ka ekzistuar ky supersticion për ‘sybardhët’ apo njerëzit me sy blu, të cilët besohet se janë bartës të syrit të keq, edhe atëherë kur nuk kanë asnjë qëllim të keq dhe që regjisori grek Thanasis Neofotistos e ka bërë bazë për ndërtimin e historisë në filmin e tij, “Djaloshi me Sytë e Kaltër”. Historia vendoset në malet e Epirit, vetëm pak kilometra larg kufirit me Shqipërinë dhe është shfaqur në Tiranë si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Tirana International Film Festival. LEXO EDHE:“The bow and the brush”, dokumentari i Papavramit në Tiranë! Violinisti virtuoz, një udhëtim artistik me murgun budist "Filmi është një histori e fuqishme për rritjen, gjetjen e identitetit personal dhe të jetuarit në një komunitet të formësuar nga frika dhe supersticioni.”, tha selektori i TIFF, Lyubo Yonchev. Ngjarja e filmit merr shkas pikërisht nga kujtimet e fëmijërisë së regjisorit, që thotë se është rritur në rajonin fqinj të Epirit, në kufi me Shqipërinë. “Jam i lumtur që jam këtu. Ju uroj një udhëtim të këndshëm në botën e Petros dhe më pas të bisedojmë për të.”, tha regjisori Thanasis Neofotistos. Për shkak të syve të tij blu, Petro 15 vjeçar është i detyruar nga e ëma, kryetari i fshatit dhe gjyshja e tij supersticioze që të mbajë një maskë për të fshehur sytë. Në këtë zonë malore e të izoluar, besimet e vjetra popullore mbajnë të mbërthyer komunitetin. Banorët e fshatit i frikësohen ‘syrit të keq’ dhe çdo gjëje të panjohur, duke e parë të huajin si kërcënim për traditën e tyre. Përmes kësaj alegorie vizuale që ndërthur zhanrin folk-horror me realizmin magjik, ngjyra e syve shërben si simbol për identitetin ‘queer’ dhe ndjesinë e përjashtimit shoqëror, filmi flet për rastësinë e të lindurit ndryshe në një ambient konservator dhe përbaltjen e traumave të rritjes. Filmi ka pasur premierën botërore në Londër, ndërsa sipas regjisorit është një histori universale e kërkimit të lirisë dhe pranimit. B.G/E.H/Shqiptarja.com TAG: Lyubo Yonchev Tirana International Film Festival Thanasis Neofotistos Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

22 Shtator, 16:08

Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.2% Jo 42.6% Disi 11.1% Vota total: 4557 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08 Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?