Lajme Zone
KulturëReport TV

'Lakuriqi i Natës'/ Magjia e Vjenës zbret në Tiranë, valsi i Strauss-it 'mbërthen' skenën e Teatrit të Opera dhe Baletit


“Lakuriqi i Natës”, kryevepra e operetës vjeneze të Johann Strauss II, sjell në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit muzikë, humor, intriga, maska dhe, mbi të gjitha, ritmin magjepsës të valsit vjenez. Publiku shqiptar është ftuar të udhëtojë drejt Vjenës së shekullit XIX edhe sonte dhe nesër përmes një prej veprave më të dashura të repertorit operistik.

Magjia e Vjenës zbriti mbrëmjen e së premtes në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në një sallë të mbushur me spektatorë! “Lakuriqi i Natës” (Die Fledermaus) riktheu në skenë elegancën, humorin dhe shkëlqimin e Vjenës, në një operetë ku muzika mbajti mbërthyr publikun nën magjinë e valsit karakteristik të Strauss-it. LEXO edhe...Kompozitori me famë botërore Aldo Shllaku sjell në Shkodër 'magjinë' e muzikës së Hollywood-it “E kemi nisur herët sezonin këtë vit, më 10 shtator, me një gala gjithëpërfshirëse, për të mbërritur sot te nata e parë e ‘Lakuriqit të Natës’. Është një operetë që përmes traditës dhe gjithë atyre momenteve që e bëjnë operën kaq të dashur, sjell një produksion gjithëpërfshirës për publikun.”, tha për “Report TV”, drejtori i TKOB-it, Aulon Naçi. Në qendër të historisë është Gabriel von Eisenstein, i cili, përpara se të paraqitet në burg, vendos të shkojë në një ballo madhështore. Por një natë që duket e zakonshme kthehet shpejt në një lojë identitetesh, maskash, keqkuptimesh dhe hakmarrjesh, ku askush nuk është tamam ai që duket. Me koreografinë e Renato Zanella dhe dirigjimin e Andrea Solinas, “Lakuriqi i Natës” bashkon orkestrën, korin, trupën e baletit dhe solistët në një spektakël ku muzika dhe lëvizja ndërthuren me humorin. “Më në fund arritëm në premierën e kësaj operete me shkëlqim e gjallëri. Jam vërtet shumë entuziast për këtë projekt, të freskët dhe brilant. Falenderoj teatrin, baletin, orkestrën dhe të gjithë solistët: është me të vërtetë një grup artistësh që bashkojnë talentin e tyre në skenë.”, tha dirigjenti Andrea Solinas. Opera do të vijojë të shfaqet edhe sot dhe nesër. Në skenë, në rolin e Gabriel von Eisenstein, interpreton tenori Denis Skura, ndërsa Rosalinda vjen përmes zërave të sopranove Renisa Laçka dhe Nina Muho. Në role të tjera janë Erlind Zeraliu, Gilmond Miftari, Rovena Xhelili, Amelda Papa dhe një kast i gjerë artistësh të TKOB. B.G/E.H/ReportTv.al andrea solinas Aulon Naci opera Strauss tkob Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.2% Jo 42.6% Disi 11.1% Vota total: 4558 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?