Lagjja "Donika Kastrioti", një "geto" e vërtetë, ku rreth 100 familje të komunitetit egjiptian jetojnë në kushte mizerabël, në banesa me mure e tavane të çara, pa dritare dhe me kabuj elektrikë të varur nëpër tavane. Banorët thonë se shteti i ka braktisur, ndërsa të ardhurat e vetme për jetesë sigurohen nga punë të rëndomta si mbledhja e skrapit apo materialeve të riciklueshme. Nuk është një zonë e izoluar dhe e pabanuar apo një "geto" e para viteve '90, edhe pse e tillë duket nga pamjet, por është një lagje e tërë, me shtëpi totalisht të shkatërruara.Lexo edhe:SYRI TV/ Has, fluks në qendrën shëndetësore, mjeku: Probleme nga virozat e stinës Bëhet fjalë për lagjen periferike të qytetit të Beratit, lagjen "Donika Kastrioti", ku jetojnë rreth 100 familje të komunitetit egjiptian. Familjet jetojnë në kushte mizerabël, në banesa me mure e tavane të çara, pa dritare dhe ajo që e bën çdo ditë edhe më të rrezikshme jetesën e tyre është prezenca e kabllove elektrikë, të varur në tavanet e banesave. Jetesa për këto familje është tejet e vështirë. Banorët e lagjes shprehen se ata nuk marrin as përkrahje ekonomike dhe se nuk kanë pasur asnjëherë ndihmë nga bashkia. Ata shprehen se të ardhurat e tyre mujore variojnë nga 15-30 mijë lekë (të reja), që e bëjnë të pamundur edhe ushqimin e përditshëm, pasi çdo familje përbëhet mesatarisht nga 7-12 persona.

