Qytetarë të Vlorës, intelektualë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme kanë protestuar sërish këtë të shtunë kundër projektit të ndërtimit të muzeut hebraik në qendër të qytetit. Me pankarta në duar, ku shkruhej “Muze hebraik jo”, “Mos e prek historinë” dhe “Klubi Labëria, historia jonë”, protestuesit kërkuan anulimin e projektit dhe ndalimin e punimeve.Lexo edhe:A jeni person me të cilin është vështirë të merresh vesh? Këto sjellje mund t'ju zbulojnë Ata u shprehën se nuk do të lejojnë vazhdimin e ndërtimit të muzeut, ndërsa kundërshtuan projektin, për të cilin kanë protestuar edhe në disa raste të mëparshme. Gjatë protestës, qytetarët mbanin qëndrimin se po përballen me kundërshtimin e institucioneve shtetërore në përpjekjet e tyre për të ndalur projektin. Muzeu hebraik po ndërtohet në qendër të qytetit të Vlorës.

