Lajme Zone
SYRI TV/ Tepelenë, vetëm 203 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, qytetarët ankohen për kriteret
PolitikëSyri

SYRI TV/ Tepelenë, vetëm 203 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, qytetarët ankohen për kriteret

Shumë familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike në Tepelenë mbeten jashtë për shkak të kritereve të përfitimit. Vetëm 203 familje në Bashkinë Tepelenë rezultojnë përfituese të skemës së ndihmës ekonomike. Qytetarët akuzojnë qeverinë për vështirësim të skemës, pasi nuk arrijnë të përfshihen në listën e përfituesve.

Shumë familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike në Tepelenë mbeten jashtë për shkak të kritereve të përfitimit. Vetëm 203 familje në Bashkinë Tepelenë rezultojnë përfituese të skemës së ndihmës ekonomike. Qytetarët akuzojnë qeverinë për vështirësim të skemës, pasi nuk arrijnë të përfshihen në listën e përfituesve. Vetëm 203 familje në Bashkinë Tepelenë rezultojnë përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, sipas të dhënave zyrtare. Shifra ngre edhe një herë diskutimin mbi mënyrën se si funksionon skema e ndihmës ekonomike, pasi shumë familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike mbeten jashtë për shkak të kritereve të përfitimit. Në një zonë ku papunësia, emigracioni dhe mungesa e të ardhurave vijojnë të jenë problematika të vazhdueshme, jo pak familje detyrohen të përballojnë varfërinë pa përfituar as mbështetjen minimale nga shteti.Lexo edhe:I ngeci lajthia në bronke në Shqipëri, mjekët italianë shpëtojnë vogëlushen 20-muajshe Ndërsa qeveria e konsideron skemën të bazuar në kritere dhe pikëzim, në praktikë ajo është shoqëruar shpesh me ankesa nga qytetarët, të cilët pretendojnë se, megjithëse jetojnë në kushte të vështira ekonomike, nuk arrijnë të përfshihen në listën e përfituesve.