Lajme Zone
SYRI TV/ Rruga e Rrashbullit e pakalueshme, banorët: Rrezik për fëmijët, bashkia duhet të ndërhyjë
EkonomiSyri

SYRI TV/ Rruga e Rrashbullit e pakalueshme, banorët: Rrezik për fëmijët, bashkia duhet të ndërhyjë

Banorët e fshatit Rrashbull në Durrës, ankohen se rruga që të çon drejt shkollës, është e dëmtuar dhe e pakalueshme për fëmijët. Gropat me ujë në dimër janë kthyer në shqetësim për banorët, ndërsa ata deklarojnë se bashkia nuk merr masa.

Banorët e fshatit Rrashbull në Durrës, ankohen se rruga që të çon drejt shkollës, është e dëmtuar dhe e pakalueshme për fëmijët. Gropat me ujë në dimër janë kthyer në shqetësim për banorët, ndërsa ata deklarojnë se bashkia nuk merr masa. Një rrugë e amortizuar, e mbushur me gropa të thella dhe pothuajse e pakalueshme në ditët me reshje shiu. Kjo është situata me të cilën përballen çdo ditë banorët e Rrashbullit.Lexo edhe:Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Bëhet fjalë për aksin që të çon drejt shkollës 9-vjeçare “Vëllezërit Haradinaj”, ku çdo ditë kalojnë me qindra banorë dhe nxënës. Në ditët me shi, rruga mbulohet nga balta dhe uji, ndërsa drejtuesit e automjeteve detyrohen të kryejnë manovra të vazhdueshme për t’iu shmangur gropave. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për investime luksi, por për një nevojë elementare: një rrugë të sigurt për fëmijët, banorët dhe çdo drejtues mjeti që kalon aty. Pavarësisht rëndësisë që ka kjo zonë për zhvillimin turistik të Durrësit, infrastruktura rrugore mbetet një problem i pazgjidhur për komunitetin.