Lajme Zone
SYRI TV/ Rritet prodhimi ullirit, ulet çmimi i vajit,  fermerët në Lushnjë në vështirësi ekonomike
EkonomiSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

SYRI TV/ Rritet prodhimi ullirit, ulet çmimi i vajit, fermerët në Lushnjë në vështirësi ekonomike

Çmimi i vajit të ullirit këtë vit ka pësuar një ulje drastike për shkak të rritjes së prodhimit të ullirit. Fermerët në Lushnje shprehen se këto çmime godasin ekonominë e familjes së tyre, pasi nuk nxjerrin as kostot e prodhimit e jo më fitim.

Çmimi i vajit të ullirit këtë vit ka pësuar një ulje drastike për shkak të rritjes së prodhimit të ullirit. Fermerët në Lushnje shprehen se këto çmime godasin ekonominë e familjes së tyre, pasi nuk nxjerrin as kostot e prodhimit e jo më fitim. Prodhimi i lartë i ullirit ka sjellë uljen e çmimit të vajit duke penalizuar edhe femerët në zonën e Myzeqesë ku 90% të të ardhurave familjare i kanë nga kjo kulturë. Ndërkohë që nje tjetër problem këtë vit për fermerët është edhe rritja e forcës punëtore për shkak se të rinjtë janë larguar nga vendi.Lexo edhe:VIDEO-FOTO/ Moti i keq godet Pukën, dëme në disa lagje dhe në çatinë e spitalit Bllokimi i tregut për shkak të çmimit të ulët në vendet e rajonit ku aktualisht në Itali e Greqi çmimi i këtyre ditëve është në 3.5 euro për litër, pra më i ulët sesa çmimi në Shqipëri është një ndër arsyet e kësaj situate.