Banorët e 9 fshatrave të bashkive Librazhd dhe Elbasan protestojnë kundër projektit të rrugës Elbasan–Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, për shkak të mungesës së një hyrje-daljeje në aksin kryesor. Ata shprehen se ky projekt rrezikon t’i izolojë totalisht, ndërsa pretendojnë se projekti ka devijuar nga varianti fillestar. Banorët akuzojnë firmat ndërtuese për dëmtimin e lumit Shkumbin. Banorët e fshatit Mirakë të bashkisë Librazhd kanë protestuar për të kundërshtuar projektin e zgjerimit të segmentit Elbasan–Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, pasi nuk është parashikuar një rrugë daljeje për ta. Ata shprehen se një problematikë e tillë prek 9 fshatra, 7 të bashkisë Librazhd e dy të bashkisë Elbasan. Sipas tyre, mungesa e një daljeje të drejtpërdrejtë në aksin kryesor do të krijojë izolim për mijëra banorë, duke vështirësuar lëvizjen e përditshme të tyre.Lexo edhe:Parashikimi i motit: Temperatura të larta dhe reshje të izoluara në… Banorët ngrenë akuza lidhur me zbatimin e projektit, duke u shprehur se ka devijime nga ai fillestari. Ata gjithashtu shtojnë se firmat ndërtuese kanë gërryer lumin Shkumbin për marrjen e inerteve, duke shkaktuar dëme të mëdha në mjedis. Banorët i janë drejtuar me një shkresë Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku kërkojnë realizimin e një hyrje-daljeje në karrexhatën e majtë, ndërsa paralajmërojnë protesta të tjera derisa kërkesat e tyre të merren parasysh.
