Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka goditur Kolumbinë, duke lënë të paktën 21 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Mes skenave më dramatike është ajo në qytetin Cali, ku ekipet e shpëtimit po kërkojnë disa fëmijë që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një spitali universitar, pasi një pjesë e godinës u shemb nga lëkundjet. Sipas autoriteteve, deri tani raportohet për mbi 20 viktima por edhe shumë persona të zhdukur dhe dhjetëra të tjerë të bllokuar nën rrënojat e mbi 20 ndërtesave të shembura në Cali. Lëkundjet u ndjenë pothuajse në të gjithë territorin e Kolumbisë, por edhe në Ekuador dhe Panama. Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, tërmeti kishte magnitudë 7.4 dhe epiqendra ndodhej në perëndim të Kolumbisë, në një thellësi rreth 100 kilometra. Ndërkohë, Shërbimi Gjeologjik i Kolumbisë e vlerësoi tërmetin me magnitudë 6.6. LEXO EDHE:Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO lë në burg ‘kimistin’ kolumbian! U ekstradua 2 ditë më parë Pak pas goditjes kryesore u regjistrua edhe një pasgoditje me magnitudë 4.6 në provincën Choco. Tërmeti shkaktoi dëme edhe në infrastrukturën aeroportuale. Autoritetet pezulluan fluturimet në aeroportet e Pereira, Manizales, Quibdo, Armenia, Cartago dhe Buenaventura deri në përfundimin e kontrolleve për dëmet e mundshme. Ndërkohë, Ministria e Jashtme italiane bëri të ditur se po ndjek situatën në bashkëpunim me ambasadën në Bogota dhe se, deri tani, nuk ka njoftime për shtetas italianë të prekur nga tërmeti. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat më të goditura, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që bilanci i viktimave të rritet. U.D/Shqiptarja.com TAG: kolumbi termet Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.2% Jo 46% I/e dyzuar 7.7% Vota total: 1453 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
