Lajme Zone
SYRI TV/ Has, fluks në qendrën shëndetësore, mjeku: Probleme nga virozat e stinës
EkonomiSyri

SYRI TV/ Has, fluks në qendrën shëndetësore, mjeku: Probleme nga virozat e stinës

Qendra shëndetësore në Has po përballet me fluks të lartë pacientësh gjatë vjeshtës, për shkak të ndryshimit të temperaturave. Mjeku Shkëlzen Ibra tregon se pacientët shfaqin probleme në rrugët e frymëmarrjes, ndërsa fëmijët paraqiten me temperaturë të lartë. Është vënë re edhe një shtim i pacientëve me sëmundje kronike, si dhe i atyre me probleme shëndetësore pas kalimit të COVID-19.

Qendra shëndetësore në Has po përballet me fluks të lartë pacientësh gjatë vjeshtës, për shkak të ndryshimit të temperaturave. Mjeku Shkëlzen Ibra tregon se pacientët shfaqin probleme në rrugët e frymëmarrjes, ndërsa fëmijët paraqiten me temperaturë të lartë. Është vënë re edhe një shtim i pacientëve me sëmundje kronike, si dhe i atyre me probleme shëndetësore pas kalimit të COVID-19. Me ndryshimin e temperaturave, është rritur numri i pacientëve që u drejtohen qendrave shëndetësore dhe urgjencës së Spitalit të Krumës në Has. Sipas mjekut specialist pneumolog, Shkëlzen Ibra, virozat tipike të kësaj periudhe prekin kryesisht rrugët e sipërme të frymëmarrjes, ndërsa te fëmijët shoqërohen shpesh edhe me temperaturë të lartë. Megjithatë, rastet nuk mungojnë as te grupmoshat e tjera.Lexo edhe:38% e familjeve shqiptare nuk ngrohin shtëpinë, niveli më i lartë i varfërisë energjetike në Evropë Krahas virozave sezonale, është vënë re edhe një shtim i pacientëve me sëmundje kronike, si dhe i atyre me probleme shëndetësore pas kalimit të COVID-19. Sipas pneumologut Ibra, numri i vizitave ditore ka arritur në 25 deri në 30, duke reflektuar rritjen e fluksit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Përballë kësaj situate, Spitali i Krumës ka përforcuar masat për të siguruar trajtim sa më të shpejtë dhe për t’iu përgjigjur në kohë nevojave të pacientëve të prekur nga virozat sezonale.