Lajme Zone
SYRI TV/ Gjirokastër, çelet ekspozita me makina ‘Retro’ me makina nga Italia dhe Shqipëria
EkonomiSyri

SYRI TV/ Gjirokastër, çelet ekspozita me makina ‘Retro’ me makina nga Italia dhe Shqipëria

Është çelur në qytetin e Gjirokastrës ekspozita me makina Retro, një aktivitet që vjen në kuadër të turit të automobilizmit “Tirana Grand Tour”. 30 makina u ekspozuan në zonën muzeale të qytetit, duke i dhënë mundësi turistëve vendas dhe të huaj të shijonin disa prej mjeteve të automobilizmit ndër vite.

Është çelur në qytetin e Gjirokastrës ekspozita me makina Retro, një aktivitet që vjen në kuadër të turit të automobilizmit “Tirana Grand Tour”. 30 makina u ekspozuan në zonën muzeale të qytetit, duke i dhënë mundësi turistëve vendas dhe të huaj të shijonin disa prej mjeteve të automobilizmit ndër vite. Në Gjirokastër është çelur ekspozita me makina Retro në kuadër të turit të automobilizmit “Tirana Grand Tour”. Rreth 30 automjete, duke përfshirë edhe ato historike, u ekspozuan në zonën muzeale, duke tërhequr vëmendjen dhe interesimin e banorëve dhe turistëve. Me pjesëmarrjen e pilotëve nga Shqipëria dhe Italia, ky aktivitet promovoi turizmin përmes pasionit për historikun e automobilizmit.Lexo edhe:SYRI TV/ Përmet, Frashëri pa investime infrastrukturore - Rruga e amortizuar dhe me gropa “Është hera e dytë që vijmë këtu në Shqipëri me makina të markave “Ferrari” dhe “Porch”, shpresojmë që t’ia kalojmë mirë në mënyrë që të organizojmë dhe aktivitete të tjera në të ardhmen.” “Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu në Gjirokastër, sepse është një vend me të vërtetë i mrekullueshëm, ishte mbresëlënëse të përshkoja itinerarin me makinë për të ardhur këtu përgjatë peizazheve të veçanta.” Në qytetin e Gjirokastrës vazhdimisht janë organizuar ekspozita të automjeteve Retro, të cilat qenë pika tërheqëse të itinerareve dhe guidave turistike.