Lajme Zone
SYRI TV/ Fshati Shtrezë në Kukës pa investime në infrastrukturë, rruga drejt amortizimit
PolitikëSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

SYRI TV/ Fshati Shtrezë në Kukës pa investime në infrastrukturë, rruga drejt amortizimit

Banorët e fshatit Shtrezë, në njësinë administrative Shishtavec të Kukësit, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për përmirësimin e infrastrukturës. Ata denoncojnë gjendjen e amortizuar të rrugës që lidh fshatin me aksin Shishtavec–Kukës, si edhe problemet me urën e lagjes Gjuta, e cila përmbytet sa herë ka reshje të dendura shiu. Mungesa e investimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në shpopullimin e zonës.

Banorët e fshatit Shtrezë, në njësinë administrative Shishtavec të Kukësit, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për përmirësimin e infrastrukturës. Ata denoncojnë gjendjen e amortizuar të rrugës që lidh fshatin me aksin Shishtavec–Kukës, si edhe problemet me urën e lagjes Gjuta, e cila përmbytet sa herë ka reshje të dendura shiu. Mungesa e investimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në shpopullimin e zonës. SYRI TVLexo edhe:Horoskopi, 4 gusht 2026 Fshati Shtrezë, në njësinë administrative Shishtavec, vijon të përballet me mungesën e infrastrukturës rrugore që e lidh me rrugën nacionale Shishtavec–Kukës. Prej vitesh, banorët janë lënë në harresë, ndërsa segmenti prej rreth 600 metrash është i amortizuar dhe nuk ka njohur asnjë investim. Banori i zonës, Muhedin Gjuta, shprehet se bashkia e arsyeton mungesën e ndërhyrjes me faktin se segmenti konsiderohet jashtë standardeve ligjore. Një tjetër shqetësim për banorët është edhe ura e amortizuar e lagjes Gjuta, e cila, sipas përfaqësuesit të lagjes, përmbytet sa herë ka reshje të dendura shiu, duke vështirësuar lëvizjen dhe duke rritur rrezikun për banorët. Mungesa e investimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në largimin e shumë familjeve nga fshati, ku aktualisht kanë mbetur vetëm 20 familje.