Fermeri Fatmir Nako nga fshati Daullas në Fier ka mbjellë këtë sezon 15 hektarë me misër, por prodhimi nuk ka justifikuar kostot dhe angazhimin e tij. Nako zotëron rreth 45 hektarë tokë bujqësore, ndërsa 15 hektarë prej tyre i ka mbjellë me misër. Ai tregon se shtrenjtimi i naftës, pesticideve dhe punimeve bujqësore, së bashku me mungesën e fuqisë punëtore, po e vështirësojnë gjithnjë e më shumë vijimin e aktivitetit.Lexo edhe:Syri TV/ Protestë në Vlorë kundër muzeut hebraik Sipas tij, kostot nisin që nga përgatitja e tokës, punimet dhe frezimet, ndërsa shpenzime të tjera të konsiderueshme janë edhe nafta dhe pesticidet. Fermeri shprehet se çmimi i ulët i shitjes së misrit nuk arrin të mbulojë shpenzimet e prodhimit, duke e bërë të vështirë sigurimin e fitimit nga kjo kulturë. Një tjetër shqetësim, sipas tij, është edhe çmimi i lartë i pesticideve. Nako ngre gjithashtu shqetësimin se në disa raste produktet që tregtohen nuk përmbushin standardet e nevojshme. Përballë këtyre vështirësive, fermeri kërkon ndërhyrjen e qeverisë me masa konkrete në mbështetje të bujqësisë dhe fermerëve shqiptarë.

