Lajme Zone
SYRI TV/ Dyshimet për helmimin e fëmijëve në Korçë, prindërit: Kemi frikë për rikthimin e fëmijëve
Të tjeraSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

SYRI TV/ Dyshimet për helmimin e fëmijëve në Korçë, prindërit: Kemi frikë për rikthimin e fëmijëve

Thellohet skandali me helmimin e fëmijëve të një kopshti publik në Bashkinë Korçë. Teksa pritet përgjigjja e analizave laboratorike për ushqimin, drejtuesit e kopshtit u kanë thënë prindërve se problemet e fëmijëve të tyre nuk kanë ardhur nga ushqimi, por nga virozat e stinës. Ndërkohë, ende institucionet nuk kanë një qëndrim zyrtar për shqetësimet shëndetësore që paraqitën fëmijët e kopshtit publik në Korçë.

Thellohet skandali me helmimin e fëmijëve të një kopshti publik në Bashkinë Korçë. Teksa pritet përgjigjja e analizave laboratorike për ushqimin, drejtuesit e kopshtit u kanë thënë prindërve se problemet e fëmijëve të tyre nuk kanë ardhur nga ushqimi, por nga virozat e stinës. Ndërkohë, ende institucionet nuk kanë një qëndrim zyrtar për shqetësimet shëndetësore që paraqitën fëmijët e kopshtit publik në Korçë. Katër ditë pas helmimit të shumë fëmijëve në një nga kopshtet publike të Korçës, skandali vijon të marrë përmasa, pasi prindërit ende nuk janë njoftuar zyrtarisht se çfarë ka ndodhur. Mëngjesin e kësaj të hëne, prindërit kanë rikthyer fëmijët në kopsht, por, në mungesë të një sqarimi se pse u helmuan fëmijët e tyre të premten, ata janë shprehur të frikësuar.Lexo edhe:SYRI TV/ Has, fluks në qendrën shëndetësore, mjeku: Probleme nga virozat e stinës Madje, sipas prindërve, jozyrtarisht, nga drejtuesit e kopshtit u është thënë se fëmijët kanë virozë, ndërkohë që mjekët paraprakisht dyshojnë për helmim nga ushqimi. Priten rezultatet e analizave laboratorike, të cilat pritet të ndihmojnë në përcaktimin nëse bëhet fjalë për helmim ushqimor apo një shkak tjetër. Deri në zbardhjen e plotë të situatës, prindërit thonë se do t’i çojnë fëmijët në kopsht me ankth dhe kërkojnë që institucioni të marrë masa, të japë informacion të plotë dhe të garantojë sigurinë e fëmijëve.