Biznesi i vogël në Shkodër po shkon drejt falimentimit. Shkak për këtë situatë në kryeqendrën e veriut mbetet mungesa e fuqisë blerëse dhe rritja e taksave. Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shkodër, Albert Tuka, shprehet se numri i të punësuarve gjatë sezonit turistik nuk e justifikon numrin e madh të papunëve që ka Shkodra. Ndërkohë Tuka ndalet edhe te pensionistet që sipas tij duhet të kenë një rritje të pensionit te tyre deri në 40 mijë lekë të rinj, pasi ai që marrin tani nuk u del për asgjë.Lexo edhe:Horoskopi, 4 gusht 2026 Në qytetin e Shkodrës janë rreth 2800 biznese të vogla nga 4500 që kanë qenë më parë.
