Lajme Zone
Bursa Ulet me 10%, Por Nafta në Shqipëri “Ngrin” në 214 Lekë: Pse Uljet Mbeten Rrugës?
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bursa Ulet me 10%, Por Nafta në Shqipëri “Ngrin” në 214 Lekë: Pse Uljet Mbeten Rrugës?

Rritjet udhëtojnë shpejt drejt pompave të karburantit, ndërsa uljet duket se mbeten rrugës. Ky është zhvillimi më i fundit në tregun vendas, ku pas një rënieje të fortë të çmimit të importit në bursën e Mesdheut, drejtuesit e automjeteve në Shqipëri vazhdojnë të paguajnë të njëjtin çmim të lartë.

Gjatë ditëve të fundit, nafta e llojit Brent dhe çmimet e karburanteve të rafinuara në bursën e Mesdheut (Platts) shënuan rënie të ndjeshme. Tregjet reaguan ndaj pritshmërive për marrëveshje të reja tregtare dhe uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme, zhvillime që zakonisht ulin çmimet. Megjithatë, në pikat e karburantit në Shqipëri ky efekt nuk po ndihet.

Të dhënat e doganave tregjojnë qartë asimetrinë se si lëvizin çmimet në tregun vendas: Kur bursa u rrit lehtë: Nga 29 deri më 31 korrik, çmimi i naftës në bursë u rrit me vetëm 13 dollarë për ton (nga 1,393 në 1,406 $/ton). Kjo rritje prej vetëm 1% u reflektua që më 1 gusht te ne, ku çmimi në pompë u rrit menjëherë me 8 lekë për litër (nga 206 në 214 lekë/litër).

Tani që bursa ra me 10%: Në zhdoganimin e datës 3 gusht, nafta hyri me 1,270 dollarë për ton, nga 1,406 $/ton që ishte më 31 korrik. Kjo është një ulje e fortë prej 136 dollarësh për ton (ose 9.7%). Pavarësisht se nafta po importohet 10% më e lirë, në pompat e karburanteve në Shqipëri çmimi vijon të mbetet i pakuptimshëm në 214 lekë për litër.

Ekspertët e tregut theksojnë se lëvizjet ulëse në bursat ndërkombëtare nuk përkthehen asnjëherë me të njëjtën shpejtësi te konsumatori shqiptar.

Teksa një rritje minimale prej 1% mjaftoi për të çuar çmimin +8 lekë brenda natës, mbetet për t'u parë se kur dhe sa do të reflektohet ulja reale prej 10% e kostos së importit. Për momentin, qytetarët vazhdojnë të paguajnë 214 lekë për litër, ndërsa presin nëse kjo rënie do të mbërrijë përfundimisht në xhepat e tyre.