Lajme Zone
Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018.Sveçla u shpall fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Ndërkaq, për veprën “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, gjykata ka marrë aktgjykim refuzues për shkak të parashkrimit.Kryetari i trupit gjykues, Sabit Sadikaj, tha se Sveçla është shpallur fajtor pasi kishte përdorur bombolën e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar vazhdimin e seancës.“Është fajtor sepse më 21 gusht 2018 në Prishtinë, në sallën e Kuvendit, gjatë mbajtjes së seancës, ka përdorur bombolën e gazit, duke pamundësuar mbajtjen e seancës. E ka aktivizuar që të hidhet brenda, me çka deputetët e Kosovës janë detyruar të lëshojnë sallën”, tha Sadikaj.Ai bëri të ditur se gjykata të mërkurën ka shpallur vetëm aktgjykimin për fajësinë, ndërsa vendimi për dënimin do të merret më 8 shtator, nga ora 09:00, pas paraqitjes së rrethanave lehtësuese dhe rënduese.Sveçla nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa u përfaqësua nga avokati i tij, Laur Prenaj.Në këtë rast akuzohen edhe Fitore Pacolli-Dalipi, Salih Zyba dhe Drita Millaku, ndërsa procedura ndaj Sveçlës ishte veçuar nga ajo ndaj të akuzuarve të tjerë.Sipas aktakuzës së ndryshuar, Sveçla më 21 mars 2018 kishte aktivizuar dhe hedhur bombolën e gazit lotsjellës me agjent kimik CS në sallën e Kuvendit, duke shkaktuar ndërprerjen e seancës.Prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja penale për veprën “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, për shkak të parashkrimit, ndërsa pjesa tjetër e aktakuzës ka mbetur e pandryshuar./Telegrafi/