Lajme Zone
Surprizë nga Nevina Shtylla? Moderatorja në pritje të ëmbël
KulturëReport TV

Surprizë nga Nevina Shtylla? Moderatorja në pritje të ëmbël

Nevina ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën sentimentale. Megjithatë, vetëm pak muaj më parë ajo foli për marrëdhënien e saj, duke treguar se partnerin e njeh prej shumë vitesh, që përpara se karriera e saj televizive të merrte dimensionin që ka sot.

Moderatorja Nevina Shtylla raportohet se është në pritje të ëmbël. Sipas VIP Magazine, që citon burime pranë moderatores, Nevina është shtatzënë dhe ka zgjedhur që këtë periudhë ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Detaje të tjera rreth shtatzënisë nuk janë bërë të ditura. Nevina ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën sentimentale. Megjithatë, vetëm pak muaj më parë ajo foli për marrëdhënien e saj, duke treguar se partnerin e njeh prej shumë vitesh, që përpara se karriera e saj televizive të merrte dimensionin që ka sot. Moderatorja tregoi gjithashtu se njohja e gjatë mes tyre e ka bërë më të thjeshtë raportin e partnerit të saj me ekspozimin që vjen nga puna e saj në televizion. LEXO edhe...Zbulohet data kur do të martohet Nevina Shtylla? Tashmë raportimet kanë rikthyer vëmendjen te jeta private e moderatores. Megjithatë, për momentin lajmi mbetet i pakonfirmuar nga vetë Nevina Shtylla, ndaj mbetet për t’u parë nëse ajo do të zgjedhë të flasë publikisht për të. Xh.K/ReportTv.al nevina shtylla Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 79.9% Magjistratëve 14.7% Nuk e di 5.4% Vota total: 1020 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?