Ka shumë arsye për rezultatin rekord të AfD-së në zgjedhjet për parlamentin e landit Saksoni-Anhalt: një fushatë zgjedhore e suksesshme, kancelari i papreferuar dhe vota nga ata që nuk votojnë zakonisht. Fushatat agresive kundër refugjatëve dhe migrantëve janë në thelb të identitetit të Alternativës për Gjermaninë (AfD) . Megjithatë, duket se ato nuk kanë qenë vendimtare në zgjedhjet për parlamentin e landit në Saksoni-Anhalt. Kjo tregohet nga analiza e sondazheve të votuesve, të kryera nga instituti i hulumtimit të opinionit Infratest Dimap të dielën e zgjedhjeve. LEXO edhe...Ekstremi i djathtë po rritet në mënyrë të frikshme në Europë, eksperti në Report TV: Ja pse fitorja e AFD në Gjermani nuk është lajm i mirë për shqiptarët (VIDEO) Sipas të dhënave, çështja e imigracionit në fakt luajti vetëm një rol të vogël në vendimet e votimit të njerëzve. Çështje të tilla si siguria sociale, paqja në Evropë dhe politika ekonomike ishin dukshëm më vendimtare. Edhe mes votuesve të AfD-së, imigracioni nuk renditet si një prioritet kryesor. Saksoni-Anhalt është një nga landet me përqindjen më të ulët të të huajve në Gjermani: kuota e të huajve prej rreth nëntë për qind është shumë më poshtë mesatares kombëtare prej rreth 15 për qind. Saksoni-Anhalt është gjithashtu një nga landet më të dobëta ekonomikisht në Gjermani, me paga relativisht të ulëta dhe mungesë të vendeve të punës për punëtorë të kualifikuar. Rajoni ka vuajtur për dekada nga emigracioni i punonjësve të kualifikuar. Vlen të përmendet se AfD-ja, e cila në Saksoni-Anhalt klasifikohet qartë si parti e ekstremit të djathtë, i la pas kristjandemokratët rivalë të kryeministrit të landit, Sven Schulze, në të gjitha fushat e politikës. Kur bëhet fjalë për luftimin e krimit ose politikën e azilit, janë dy herë më shumë njerëz besojnë se AfD-ja është e aftë të ketë sukses sesa CDU-ja. Madje edhe në politikën ekonomike – një çështje tradicionale bazë që lidhet me CDU-në – AfD-ja është në avantazh. Sondazhi: AfD më afër njerëzve AfD gjithashtu duket se po ia del në këtë moment të krijojë një lidhje të veçantë me shumë njerëz. Në një sondazh të Infrastest Dimap, 67 për qind e votuesve të anketuar thanë se partia kishte kuptuar më mirë se të tjerat që njerëzit në Saksoni-Anhalt nuk ndiheshin më të sigurt. Më shumë se gjysma e të anketuarve gjithashtu besojnë se AfD është më afër shqetësimeve të qytetarëve sesa partitë e tjera. Shumë njerëz duket se jo vetëm ndihen të kuptuar nga AfD-ja, por e konsiderojnë atë edhe si partinë më të aftë për të zgjidhur problemet e landit. Kur u pyet se cila parti ka aktualisht përgjigjet më të mira për sfidat e së ardhmes, të rinjtë veçanërisht përmendën shpesh AfD-në. Por ajo gjithashtu kryeson në këtë pyetje edhe mes votuesve më të moshuar. Në kontrast, rezultatet për partitë në qeveri në kabinetin e Kancelarit Friedrich Merz janë katastrofike. Mes votuesve të rinj, vetëm pesë për qind besojnë se CDU është në gjendje të gjejë përgjigjet më të mira për sfidat e ardhshme, dhe vetëm tre për qind besojnë se Socialdemokratët janë në gjendje ta bëjnë këtë. Një verdikt asgjësues. Tërheqje veshi për Kancelarin Merz Shumë njerëz në Saksoni-Anhalt duket se gjithashtu donin të dërgonin një tërheqje veshi për qeverinë federale në këtë zgjedhje për parlamentin e landit: 59 për qind e të anketuarve thanë se ajo e meritonte këtë. Ishin kristjandemokratët, si humbësit e mëdhenj në zgjedhje, ata që përballën kryesisht me këtë zemërim: 58 për qind e të anketuarve deklaruan se ishin më shumëw të zemëruar nga partia e Kancelarit. Prandaj, nuk është aspak befasuese që Friedrich Merz-i mori vetëm kërkesa shumë të kufizuara për mbështetje nga dega në parlamentin e landit e CDU-së. Shumë njerëz në land janë të pakënaqur me punën e tij – popullariteti i tij është në nivelin më të ulët ndonjëherë. Në një renditje të preferencave të politikanëve kryesorë, ai mbetet shumë prapa liderëve të partive të AfD-së dhe Socialdemokratëve, të cilët janë pjesë e qeverisë së koalicionit. Në përgjithësi, AfD ka shtuar vota të konsiderueshme në të gjitha segmentet e popullsisë, por veçanërisht te punëtorët dhe te vetëtëpunësuarit. Afërsisht dy të tretat e punëtorëve votuan për të, ashtu si më shumë se gjysma e personave në profesion të lirë. Edhe pse kjo parti e shtoi mbështetjen si te meshkujt ashtu edhe te femrat, elektorati i saj mbetet kryesisht mashkullor. Ajo mori 52 për qind të votave të meshkujve, krahasuar me vetëm 32 për qind të votave të femrave. Megjithatë, edhe te femrat, është ajo që e ka mbështetjen më të fortë. Në fund të fundit, një faktor kyç në suksesin elektoral të AfD-së ka qenë me shumë gjasa aftësia e AfD-së për të mobilizuar një numër veçanërisht të madh të atyre që nuk votojnë zakonisht. Ajo mori më shumë vota nga ky grup sesa nga çdo grup tjetër. AfD kështu përfitoi më shumë se çdo parti tjetër nga pjesëmarrja e lartë në votime prej rreth 78 për qind./ DW R.Xh/ReportTv.al gjermani Saksoni-Anhalt zgjedhjet ne gjermani AfD Friedrich Merz Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 79.9% Magjistratëve 14.6% Nuk e di 5.5% Vota total: 962 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
