Bayern Munich pretendent për fitimin e Champions League do të nisë sonte në orën 21:00 sezonin e ri, teksa pret në Allianz Arena Bodo Glimt, norvegjezët të cilët sezonin e kaluar bënë shumë befasi, ndër të cilat edhe eliminimin e Interit në fazën ‘play-off’. Gjermanët konsiderohen super favorit për fitoren, por në të njëjtën kohë duhet patur parasysh se Bodo është një mes 5 pretendentëve për zgjedhur skuadra e sezonit në ceremoninë e ‘Topit të Artë’. Pas 3 sezonesh rikthehet sonte në Champions League Manchester United, që pret në Old Traford modestët dhe debutuesit e Sabah Baku-t. ‘Djajtë e kuq’ nuk kanë marrë pikët që priteshin në Premier League, ndërsa duan që Champions League të jetë një histori tjetër. LEXO edhe...Liverpool 'përmbys' Atletico-n, Arsenali likuidon Napolin me Odegaard! Paris SG fiton me goleadë në Champions Me padurim orën 21:00 po e pret Como. Skuadra e mrekullive në Seria A debuton sonte për herë të parë në Champions League 119 vite pas krijimit. Të besuarit e Fabregas përballen me gjermanët e Leipzig, ndërsa drejtuesit e klubit nuk do të jenë në stadium, pasi kanë vendosur që stolat e tyre t’i lënë për tifozët e vjetër të Como-s. Ky klub vetëm në 2018 ishte në Serinë D italiane ose ndryshe kategoria e 4-t e futbollit në Itali. Sfida tjetër e orës 21:00 është Slavia Prague-Lens. Në orën 18:45 është një nga ndeshjet më ineteresante të mbrëmjes, pasi Fenerbahce e mbyshur me ‘yje’, pret në stamboll Romën. Skuadrën e Gasperinit që ka bërë një nisje të shkëlqyer në Seria A dhe që ka pretendime të mëdha këtë sezon. Italianët vijnë vetëm me mungesën e Pellegrini-t, ndërsa turqit janë pa shërbimet e Asensio-s dhe Guendozi-t i ndëshkuar me karton të kuq. Dueli tjetër i orës 18:45 është PSV-Shakhtar Donetsk. Ne.k./ReportTv.al champions league Bayern Munchen Manchester United roma Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 3579 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

