Lajme Zone
Supersfida e kreut, sonte Atletico-Barcelona në La Liga! Skuadra e Simeone-s vjen pas 7 fitoresh, në Seria A luhet Inter-Como
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Supersfida e kreut, sonte Atletico-Barcelona në La Liga! Skuadra e Simeone-s vjen pas 7 fitoresh, në Seria A luhet Inter-Como

Atletico Madrid-Barcelona është sonte supersfida e La Liga-s mes dy skuadrave që duan kreun e kampionatit. Katalanasit vijnë me disa dëmtime, ndërsa madrilenët kanë një ecuri të jashtëzakonshme të fitoreve radhazi.

Ecuria e jashtëzakonshme meriton konkretizim, por nëse do t’ia dalë apo jo Atletico Madrid mbetet për t’u parë. Skuadra e Simeone-s do të përballet sonte në orën 21:00 me Barcelonën kryesuese të La Liga-s, por ‘el colchoneros’ vijnë në këtë supersfidë me 7 fitore radhazi në kampionat. Në rast fitoreje Atletico Madrid do të merrte vendin e parë në La Liga, pasi aktualisht ndodhet vetëm 2 pikë pas Barcelonës. E vetmja mungesë është Cristian Romero, ndërsa katalanasit vuajnë disa dëmtime duke nisur nga Rodri, Olmo, Kounde dhe Expart. Në prag të sfidës trajneri i Atletico Madrid Diego Simeone e vlerësoi Barcelonën si një nga skuadrat më të forta, duke pranuar se Atlético do të vuajë gjatë ndeshjes, por theksoi se ekipi i tij do të kërkojë t'i shfrytëzojë hapësirat për ta dëmtuar kundërshtarin. Hansi Flick, nga ana tjetër, nënvizoi rëndësinë e fitores për të ruajtur kreun e La Liga-s, duke theksuar se Barcelona duhet të tregojë forcën dhe cilësinë e saj përballë një kundërshtari shumë të fortë. LEXO EDHE:Real Madrid s'e diskuton Valencia-n, Roma 'harron' M.United në Seria A! M.City në vështirësi, vjen humbja e 3 radhazi në Angli (VIDEO) Duel tjetër shumë interesant do të jetë edhe ai në Seria A mes Interit dhe Como-s. Të dy skuadrat luftojnë për kreun, por vlen të theksohet se zikaltërit kampion në fuqi vijnë pas disfatës në derbi kundër Milanit, ndërsa Como pas fitores historike 1-9 në Champions League kundër Lens. Edhe pse është një skuadër që po fiton zemrat e tifozëve në shumë vende të botës, Como e Fabregas nuk ka fituar kurrë që pas rikthimit në Seria A ndaj Interit. Aktualisht dy skuadrat i ndajnë 2 pikë në renditje, me Interin që mban vendin e tretë dhe Como të katërtin, ndërsa sfida në San Siro është parashikuar të nisë në orën 18:00. Ne.k. Ne.k. Shqiptarja.com TAG: Seria A la liga como Inter atletico madrid barcelona Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.9% Veliajn 18.2% Asnjërin 32.9% Vota total: 1868 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?