Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta me molotovë e gurë te Kryeministria, 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim! Vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja, një të riu të maskuar që sulmoi policinë (VIDEO)


Katër persona janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së djeshme në Tiranë, ku pati përplasje me policinë dhe sulme me gurë e molotovë. Policia ka vendosur edhe 12 masa administrative, mes tyre një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra për një protestues të maskuar.

Për herë të parë që prej ndryshimeve ligjore për tubimet, një protestues është gjobitur me 500 mijë lekë të reja. Bëhet fjalë për një person me xhup të bardhë, të maskuar me kapuç, i cili gjatë protestës së të shtunës në Tiranë hodhi gurë drejt policisë dhe godinës së Kryeministrisë. Policia thotë se i kishte bërë disa herë thirrje të ndalonte dhe të shpërndahej, por ai nuk iu bind. Gjoba prej 500 mijë lekësh është një nga 12 masat administrative të vendosura pas protestës, në zbatim të Aktit Normativ të 28 tetorit 2026. Për përplasjet e së shtunës janë arrestuar edhe katër protestues, ndërsa shtatë të tjerë janë vënë nën hetim. LEXO EDHE:Altin Ketro: Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga Në pranga kanë përfunduar dy 19-vjeçarët Muhamet Karaj dhe Blerdjan Murati, 24-vjeçari Kevin Ndrevataj dhe Zef Nika, 34 vjeç. Sipas policisë, ata dyshohen se kanë goditur efektivët me sende të forta dhe lëndë piroteknike, kanë bllokuar rrugën dhe u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave. Gjatë kontrollit të Kevin Ndrevatajt, policia gjeti një sasi kanabisi dhe një send metalik shpues. Në banesën e tij u sekuestruan edhe një send që imitonte armën e zjarrit dhe 50 sfera. Protesta e së shtunës u shoqërua me hedhje gurësh e molotovësh drejt policisë, fillimisht pranë Ministrisë së Arsimit dhe më pas në bulevardin përpara Kryeministrisë. Policia ndërhyri me ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Më herët protestuesit u përplasën edhe me militantë të Partisë Demokratike të dërguar nga Berisha në tentativën e tretë për të futur demokratët në mesin e protestës së studentëve apo 'flamingove'. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit "Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe lëndë piroteknike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash; arrestohen 4 shtetas, procedohen penalisht 7 të tjerë. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kanabis, një send metalik shpues, mjete për të hedhur gurë dhe sfera metalike, një send imitues i armës së zjarrit dhe 50 sfera. Vendosen 12 masa administrative në bazë të Aktit Normativ, njëra prej tyre në vlerën 500 000 lekë. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit: K. N., 24 vjeç, M. K., 19 vjeç, B. M., 19 vjeç dhe Z. N., 34 vjeç. Gjithashtu, u proceduan penalisht 7 shtetas. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit K. N. iu gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe një send metalik shpues, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjetën një send imitues i armës së zjarrit dhe 50 sfera. Ndërkohë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 12 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të djeshëm. Njëra prej masave administrative, në vlerën 500 000 lekë, është vendosur ndaj një shtetasi, i cili, i maskuar me kapuç, ka kryer veprime të dhunshme, duke goditur me gurë në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Kryeministrisë. Punonjësit e Policisë i kanë bërë disa thirrje për ndërprerjen e veprimeve të dhunshme dhe shpërndarjen e tubimit, por ai nuk i ka respektuar këto thirrje. Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme." -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:59 Sulmoi me gurë e kapsolla policinë pranë Kryeministrisë, ky është protestuesi i maskuar që u gjobit me 500 mijë lekë të reja (VIDEO) Gjoba e parë prej 500 mijë lekësh të reja që prej hyrjes në fuqi të paketës antidhunë është vendosur ndaj këtij të riu me xhup të bardhë dhe maskë të zezë, i cili gjatë protestës së të shtunës kreu veprime të dhunshme pranë Kryeministrisë.Ai shihet teksa, bashkë me protestues të tjerë, hedh gurë e kapsolla, ndërsa policia përgjigjet me ujëhedhëse.Sipas policisë, i riu nuk iu bind thirrjeve të përsëritura për të ndaluar veprimet e dhunshme dhe për t'u shpërndarë. Akti Normativ i miratuar më 28 tetor parashikon gjoba nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë për personat që fshehin identitetin dhe nuk i binden urdhrit të policisë për ndërprerjen dhe shpërndarjen e tubimit, në rastet e përcaktuara në ligj. U.D/Shqiptarja.com Share U.D / M.V M.V Shqiptarja.com TAG: masat ndaj dhunuesve protestat kunder qeverise Tirane Kevin Ndrevataj Muhamet Karaj Blerdjan Murati Zef Nika Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.1 / 5 (10 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Lui: 08/11/2026 14:02 Se mos janë si gjobat e pandemisë që u falën të gjitha. Dhe ne budallenjtë që respektojmë rregullat e hamë gjithmonë. Përgjigju vili: 08/11/2026 13:10 ca gjobash jane te gjitha antikushtetuese, do i marri edi rama me vete se i ka oret e numeruara tashme. eshte person nen hetim, dhe para se te mbyllet ky mot do thirret i pandehur si motra e tij belinda qe e mori ne qafe Përgjigju Ish.of.i policis: 08/11/2026 11:57 Ata me maska nxirrini me foto dhe emra.Ato kuptojnë vetëm gjuhën e forcës së ligjit,dhe atë me shumë vështirësi. Përgjigju Gaci: 08/11/2026 13:03 Nxirruani surratin ne ekran, me emer dhe nga kane zbritur. Eshte kerkuar shume here, por policianuk i nxjwrr. Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.5% Veliajn 17.9% Asnjërin 33.6% Vota total: 2009 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?