Një nga superjahtet më të njohura në botë ka mbërritur në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për A+, në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, anëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabit dhe pronar i klubit anglez Manchester City. Superjahti, i cili deri në vitin 2019 njihej me emrin Topaz, është ndërtuar në vitin 2012 nga kompania Lürssen. Ai është 147 metra i gjatë dhe vlera e tij, së bashku me anijen mbështetëse M2 që e shoqëron, vlerësohet në rreth 450 milionë dollarë. LEXO edhe...Nisin punimet për impiantin e ujërave të ndotura në Durrës, Karakaçi: 85 mln euro grant nga BE! Projekti parashikon 113 km rrjete të reja (VIDEO) Së bashku me M2, e ndërtuar në Rumani dhe që lundron nën flamurin e Ishujve Kajman, dy anijet pritet të furnizohen me rreth 700 mijë litra naftë. Vetëm nga taksa direkte e luksit prej 0.40 euro për litër, buxheti i shtetit pritet të arkëtojë rreth 280 mijë euro. Furnizimi me karburant i jahteve dhe mjeteve të tjera luksoze është kthyer në një burim të rëndësishëm të ardhurash për shtetin. Vetëm gjatë vitit 2025, nga taksa e luksit për furnizimet me naftë në portet shqiptare u arkëtuan mbi 12 milionë euro. U.D/ReportTv.al porti i durresit Durres jahte Ishujt kajman Topaz Rumani Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.2% Vota total: 2588 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
