Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në Zvërnec të Vlorës do të mbahet për 4 ditë me radhë ‘Sundance Festival’, i cili ka nisur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se Sundance Festival ka bërë bashkë rreth 15 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, duke e kthyer bregdetin e Vlorës në një nga destinacionet më të veçanta të verës. LEXO edhe...Plas grushti në Sarandë, dhunohet me sende të forta administratori i një biznesi që jepte biçikleta me qira! Arrestohet një 43-vjeçar, hetohen në gjendje të lirë 3 persona të tjerë (VIDEO) “Katër ditë muzikë, natyrë dhe energji unike në Zvërnec Sundance Festival ka bërë bashkë rreth 15 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, duke e kthyer bregdetin e Vlorës në një nga destinacionet më të veçanta të verës”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale krahas postimit. Në Zvërnec, vendin ku po zhvillohet festivali, është planifikuar edhe ndërtimi i një resorti. Kundërshtimi i qytetarëve për këtë investim, nxiti edhe protestat që po zhvillohen prej 43 ditësh në Tiranë. R.Xh/ReportTv.al edi rama zvernec Vlore Sundance Festival Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.4% Jo! 18.6% Disi! 3% Vota total: 3559 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
