Sulmi te konviktet Qytet Studenti Për këtë ngjarje janë kryer veprimet procedurale, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës. Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sulmin ndaj godinave të konvikteve në Qytetin Studenti, gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme.
Një grup protestuesish të maskuar janë zhvendosur drejt Qendrës Studentore, ku kanë thyer dyert dhe xhamat e godinave. Për këtë ngjarje janë kryer veprimet procedurale, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës.
Reagimi i policisë vjen pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove dhe pamjeve nga incidentet e regjistruara gjatë protestës, për të cilat autoritetet kanë dhënë sqarime.
Një prej tyre lidhet me shoqërimin me forcë të një personi në një furgon të bardhë, ndërsa ndodhej mbi një motor së bashku me partneren e tij. Policia sqaron se personi i shoqëruar është mashkull dhe jo femër, siç është pretenduar në rrjetet sociale. Sipas saj, shoqërimi është kryer nga punonjës të Policisë Kriminale, pasi dyshohet se ai drejtonte protestuesit dhe hidhte zare metalikë drejt efektivëve dhe institucioneve.
Një tjetër sqarim lidhet me pamjet e kavove metalike të publikuara në rrjet, për të cilat është pretenduar se përdoreshin nga efektivët. Policia deklaron se këto mjete u janë sekuestruar katër të rinjve të maskuar, të cilët dyshohet se po shkonin në protestë për të goditur pjesëmarrësit.
Gjithashtu, policia mohon pretendimet për dorëheqje të efektivëve apo urdhra për ushtrimin e dhunës ndaj personave të shoqëruar.
"Në lidhje me disa video të publikuara në rrjetet sociale, ku pretendohet se disa civilë kanë shoqëruar me forcë një shtetase, Policia e Tiranës sqaron se personi i shoqëruar është mashkull dhe jo femër.
Shoqërimi është kryer nga punonjës të Policisë Kriminale, në kuadër të veprimeve të ndërmarra për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në veprimet e kundërligjshme gjatë protestës, pasi dyshohet se ky shtetas drejtonte tubuesit dhe gjuante me zare metalikë punonjësit e Policisë dhe institucionet.
Gjithashtu, në lidhje me pretendimet e publikuara në rrjetet sociale se punonjësit e Policisë kanë përdorur kavo metalike, Policia e Tiranës bën me dije se kavot e publikuara në media u janë kapur paraditen e datës 15.10.2026 katër të rinjve të maskuar, të cilët po shkonin në protestë për të goditur protestuesit. Policia e Tiranës nuk përdor të tilla mjete, pasi llojet e mjeteve që përdor janë të standardizuara me ligj dhe procedura standarde.
Ndërkohë, sqarojmë se një grup protestuesish të maskuar, në orët e mbrëmjes së datës 15.10.2026, kanë shkuar në Qendrën Studentore dhe kanë thyer xhamat dhe dyert e godinave të Qendrës Studentore në Qytet Studenti. Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njëkohësisht, sqarojmë opinionin publik se asnjë punonjës policie nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka asnjë urdhër për ushtrimin e dhunës ndaj personave të shoqëruar.
Policia e Tiranës shpreh keqardhjen për përhapjen e këtyre lajmeve dashakeqe, me qëllim krijimin e një klime konfliktuale mes Policisë dhe protestuesve. Policia e Tiranës respekton dhe garanton të drejtën për të protestuar paqësisht dhe u bën apel pjesëmarrësve në tubime të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të maskuar, të cilët po sulmojnë punonjësit e Policisë, institucionet shtetërore dhe pronën publike e private.
Gjatë tubimit të datës 15.10.2026, si pasojë e dhunës, janë dëmtuar 22 punonjës policie. Gjithashtu, janë dëmtuar institucione, objekte private dhe bankare, si dhe është dëmtuar sinjalistika rrugore.
Policia e Tiranës po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë kryer akte dhune", njofton policia.sulmi ndaj konvikteve te qytet studenti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Dita nis me diell, si parashikohet moti për sot 16 Tetor 2026, 07:2007:20Aktualitet Protestuesit e shtrirë përtokë, reagon Policia: Nuk janë në komisariat, u kapën në flagrancë në ambientet e një institucioni shtetëror 16 Tetor 2026, 07:0507:05Aktualitet Protestuesi shuplakë "uzurpuesve": Jemi edhe kundër PD, ka produkt Argitën dhe Malltezin 16 Tetor 2026, 00:0200:02Aktualitet Video/ Protestuesit zhvendosen te Qyteti Studenti, sulmohen godinat dhe thyhen xhamat 15 Tetor 2026, 22:5222:52Aktualitet Tym, tension dhe kordonë policie, çfarë ndodhi gjatë protestës në Tiranë? 15 Tetor 2026, 22:4022:40Aktualitet Pamje të trishta/ Ishte në krye të detyrës, sulmohet nga protestuesit një punonjës i mirëmbajtjes (Video) 15 Tetor 2026, 22:3322:33Aktualitet

