Lajme Zone
Nga Shkodra në Vlorë, nis bojkoti studentor kundër Edi Ramës dhe kastës politike; përplasje në Lezhë
PolitikëPamfleti

Nga Shkodra në Vlorë, nis bojkoti studentor kundër Edi Ramës dhe kastës politike; përplasje në Lezhë

Në Lezhë, gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin që në orët e para të mëngjesit. Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë. Pas një tentative të pasuksesshme për të hyrë në godinën e bashkisë, disa protestues kanë thyer xhamat e një gjimnazi, kanë shkulur kangjella dhe kanë dëmtuar tabela të sinjalistikës rrugore.

Bojkoti studentor Dita e katërt e protestave kundër kryeministrit Edi Rama dhe kastës politike ka sjellë zgjerimin e bojkotit në universitete dhe gjimnaze. Nga Tirana në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Gramsh, Burrel, Kamëz, Durrës dhe Vlorë, studentë dhe nxënës kanë ndërprerë mësimin ose kanë dalë në protesta. Në Lezhë janë regjistruar edhe përplasje me policinë, ndërsa në disa qytete studentët kërkojnë uljen e tarifave dhe përmirësimin e kushteve universitare. Revolta e studentëve dhe gjimnazistëve kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë sot në ditën e katërt, duke u shtrirë nga Tirana në disa qytete të tjera të vendit. Bojkoti i mësimit nuk kufizohet më vetëm në auditorët universitarë, pasi në protesta janë përfshirë edhe nxënës të shkollave të mesme.

Në Lezhë, gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin që në orët e para të mëngjesit. Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë. Pas një tentative të pasuksesshme për të hyrë në godinën e bashkisë, disa protestues kanë thyer xhamat e një gjimnazi, kanë shkulur kangjella dhe kanë dëmtuar tabela të sinjalistikës rrugore.

Në Elbasan, gjimnazistët kanë dalë sërish në rrugët e qytetit, duke vijuar për të dytën ditë bojkotin e mësimit. Nxënësit janë grumbulluar për të vazhduar protestën e nisur një ditë më parë.

Edhe në Shkodër, studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë braktisur auditorët dhe kanë marshuar në rrugët e qytetit. Ata janë ndalur pranë godinave të disa fakulteteve, duke u bërë thirrje studentëve të tjerë t'i bashkohen protestës. Krahas kërkesës për dorëheqjen e Edi Ramës, studentët kërkojnë uljen e tarifave universitare dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

Në Burrel, gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”. Edhe në Kamëz raportohet për përfshirjen e nxënësve në bojkotin e mësimit.

Ndërkohë, në Durrës, auditorët dhe ambientet universitare janë paraqitur bosh këtë të premte. Deri në orët e paradites nuk ka pasur informacion për një vendgrumbullim të ri të studentëve apo për organizimin e një marshimi në qytet.

Në Vlorë, bojkoti i mësimit ka vijuar në universitet, ndërsa studentët kanë njoftuar një protestë përpara rektoratit në orën 10:00. Një pjesë e tyre janë mbledhur në auditore për t'u organizuar përpara nisjes së protestës.

Qendra kryesore e revoltës mbetet Tirana, ku protestat e tri ditëve të mëparshme janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit. Gjatë këtyre protestave janë regjistruar hedhje gurësh, dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe përdorim i gazit lotsjellës nga policia.

Edhe sot është paralajmëruar protestë e dhunshme, e cila pritet të nisë nga minuta në minutë.bojkoti studentor revolto Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Nis protesta në rrethe, gjimnazistët në Elbasan bojkotojnë mësimin dhe dalin në rrugë 16 Tetor 2026, 09:5909:59Aktualitet Shkodra në protestë, gjimnazistët braktisin mësimin dhe dalin në rrugë 16 Tetor 2026, 10:0010:00Aktualitet Dita e katërt e revoltës, gjimnazistët e Lezhës bojkotojnë mësimin 16 Tetor 2026, 08:4208:42Aktualitet Shoqata e Bankave apel protestuesve: Mos dëmtoni bankat, janë infrastrukturë thelbësore për ekonominë 16 Tetor 2026, 08:4108:41Aktualitet 12 orë kaos dhe shkatërrim, shihni pamjet çfarë ndodhi ditën e djeshme në Tiranë (FOTOT) 16 Tetor 2026, 08:2508:25Aktualitet Një dekadë e humbur, Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin 16 Tetor 2026, 08:0208:02Aktualitet