Lajme Zone
Sulmi ndaj gazetarit Bledi Mane/ UGSH dënon agresionin
KulturëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sulmi ndaj gazetarit Bledi Mane/ UGSH dënon agresionin

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar ashpër sulmin ndaj...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit Bledi Mane nga një grup protestuesish.

UGSH ka kërkuar vënien para përgjegjësisë të autorëve të këtij agresioni dhe apelon për distancim të çdokujt që përballet me gazetarët në detyrë, kudo dhe kurdoherë. “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon agresionin verbal, sulmet me sende të forta dhe vezë si dhe stigmatizimet në turmë, ndaj gazetarit Bledi Mane ditën e sotme, nga një numër i vogël protestuesish në rrugë të Tiranës.

Imazhe dhe sekuenca të tilla, janë dëshmi e një agresioni jo vetëm verbal ndaj gazetarëve që ndajnë pikëpamje dhe mendim ndryshe.

Sulme të tilla në turmë, ndaj zërave që shprehen sipas pikëpamjeve personale dhe që shpesh ndajnë edhe qëndrime të angazhuara, janë të papranueshme. Ato dëshmojnë problem serioz të sigurisë së gazetarit në protesta dhe të trajtimit të tyre nga protestuesit.

UGSH kërkon nga autoritetet policore të jenë në lartësinë e detyrës për garantimin e kësaj sigurie për gazetarët dhe punonjësit e mediave.

Sjellje dhe agresione të tilla protestuesish ndaj integritetit fizik të qytetarit dhe gazetarit, dënohen me ligj.

UGSH kërkon vënien para përgjegjësisë të autorëve të këtij agresioni dhe apelon për distancim të çdokujt që përballet me gazetarët në detyrë, kudo dhe kurdoherë”, thuhet në reagimin e UGSH./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.